Nën moton „Turizmi, Rruga e Shqipërisë në BE“ u mbajt më 24 janar 2012 konferenca e 4 vjetore dhe asamblesja e përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA). Shoqata është themeluar në vitin 2008 me mbështetjen e programit gjerman për zhvillim e bashkëpunim dhe përbëhet nga më shumë se 200 kompani anëtare. Konferenca ATA-s është kthyer në një aktivitet të rëndësishëm vjetor mbi turizmin në Shqipëri dhe u mundëson përfaqësuesve të bisnesit privat, qeverisë, shoqërisë civile dhe partnerëve të tjerë një platformë të përshtatshme diskutimi për të artikuluar pikëpamjet dhe interesat e tyre.
Galeria fotografike: Konferenca e 4-t Vjetore e Turizmit
Me rastin e 49-vjetorit të nënshkrimit të traktatit të Elizesë, Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën Franceze dhe Ambasadëne Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë ftuan më 17 Janar 2012 në një konferencë mbi marrëdhëniet gjermano-franceze dhe të ardhmen e Evropës. Në konferencë morën pjesë z. Edmond Haxhinasto, Ministër i Jashtëm, Ambasadorja e Francës znj. Christine Moro, Ambasadorjae Gjermanisë znj. Carola Müller-Holtkemper dhe Drejtoreshae Akademisë Diplomatike znj. Anila Bitri.
Konferencë me rastin e përvjetorit të Traktatit të Elizesë
Ambasadorja, zonja Carola Müller-Holtkemper, dhe Zëvendëskryeminstri dhe Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, zoti Edmond Haxhinasto, shkëmbyen në datën 23 dhjetor 2011 në Tiranë instrumentat e ratifikimit mbi Marrëveshjen gjermano-shqiptare të Taksimit të Dyfishtë, e cila është nënshkruar më 6 prill 2010 në Berlin. Në këtë mënyrë, Marrëveshja hyri në fuqi në të njëjtën datë. Sipas përcaktimeve të nenit 32 të Marrëveshjes, ajo do të gjejë zbatim me fillimin e vitit 2012.
Marrëveshja gjermano-shqiptare mbi Taksimin e Dyfishtë
Retrospektivë: Deutscher Oktober - Tetori Gjerman
Pesë vjet "Tetori Gjerman" - një traditë e sukseshme
Që nga viti 2007 në Shqipëri zhvillohen aktivitetet e përvitshme kulturore nën moton "Tetori Gjerman". Që prej fillimeve të veta në vitin 2007 „Tetori Gjerman“ është shndërruar tanimë në një eveniment të mirëetabluar në jetën kulturore të Shqipërisë dhe gëzon një efekt të qartë identifikimi si i tillë. Ai simbolizon angazhimin e madh të Gjermanisë në Shqipëri dhe marrëdhëniet intensive gjermano-shqiptare.
Një informacion me të detajuar mbi programin mund ta gjeni në Linkun e pëposhtëm:
As the 21st century progresses the consequences of global climate change will have a major impact on people all around the world. The German government is keen to take international climate diplomacy forward.
Read more
Germany is strongly involved in the preservation of cultural monuments around the world. Now Germany has again been elected as a new member of the UNESCO World Heritage Committee until 2015.
Fascinating World Heritage
She sports a conspicuous tooth gap, doesn’t like walking in high-heels and would thus seem rather unsuitable for an international career on the catwalk: nonetheless Lara Stone is one of the most sought-after models who is attracting many looks this week in Berlin. The 28-year-old blonde beauty from the Netherlands is the face of the tenth Berlin Fashion Week.
Berlin Chic
Përkrah projekteve të mëdha klasike për suportin e politikave për zhvillim, të zbatuara zakonisht nga KfW apo GIZ, ambasada gjermane mund të ofrojë ndihmë të shpejtë, efektive dhe jo-burokratike në raste urgjente me anë të ashtuquajturave "projekte të vogla". Ashtu sikurse me projektin e përfunduar në dhjetor për renovimin e "Kopshtit nr 3", në qytetin e vogël të Kuçovës, 120 kilometra në jug të Tiranës.
Ndihmë e ambasadës gjermane për kopshtin e fëmijëve në Kuçovë
Ambasadorja Müller-Holtkemper në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për bizneset e vogla kreative në Shqipëri
Më 6 dhjetor, në një pritje në Hotel Tirana International me praninë e ambasadores Carola Müller-Holtkemper u kurorëzuan bizneset e vogla kreative shqiptare. Idetë e tyre mbi produkte nga industritë e ndryshme u përzgjodhën ndër 33 projekte të paraqitura si të denja për mbështetje dhe të suksesshme. Kompanitë e përzgjedhura me pjesëmarrjen e Ministrisë shqiptare të Ekonomisë dhe të Kulturës u vlerësuan me çmime të një totali prej 55.000 € nga fondet e projektit të Shoqërisë gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
Trajnimi ndërkombëtar për diplomatë - Seminar për diplomatët nga Shqipëria
Nën moton "Western Balkans - Towards a Common Future" Ministria e Jashtme Federale ftoi diplomatë të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor në një kurs ndërkombëtar gjashtëjavor për periudhën 12.10. - 17.11.2011. Temat e trajtuara përfshijnë ndër të tjera politikën e jashtme dhe politikën për paqe, shtetin ligjor, demokratizimin, politikat ekonomike, bashkimin evropian dhe diplomacinë moderne. Nga Shqipëria mundën të kualifikoheshin për këtë program tre diplomate të reja.
Është hera e parë, që ky program zhvillohet në gjuhën angleze (në dalllim nga deri më tani në gjuhën gjermane), duke krijuar kështu mundësi më të mira lidhjesh dhe rrjetëzimi të gjeneratës së re të diplomatëve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në të gjitha Kurset për Diplomatë të zhvilluara deri më tani, duke nisur nga viti 1992, kanë marrë pjesë gjithsej 24 diplomatë të rinj shqiptarë.
Global Media Forum 2012
Deutsche Welle zhvillon nga data 25. deri në 27.06.2012 për të 5-tën herë radhazi "Global Media Forum" të Deutsche Welle në Bon, i cili merr shkas nga forumet e suksesshme të viteve të fundit. Këtë vit kjo konferencë mbështetet nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme dhe mbahet nën moton "Culture. Education. Media. Shaping a Sustainable World".
Programin e konferencës dhe mundësinë për t'u regjistruar e gjeni në linkun e mëposhtëm. Gazetarët e interesuar janë të lutur të kontaktojnë me sektorin e shtypit të ambasadës gjermane.
Për të katërtën herë Gjermania u shpall në një anketë ndërkombëtare të BBC World Service si "shteti më i pëlqyer". 62% e të anketuarve nga 27 vende të botës vlerësuan pozitivisht ndikimin e Gjermanisë - 3% më shumë se vitin e kaluar.
Imazhi i mirë i Gjermanisë në botë
Shoqata Funkhaus Euskirchen sjell Radio Tiranën në internet
Saktësisht në 70-të vjetorin e krijimit të Radio Tiranës programi për të huaj në gjuhën gjermane i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) mund të digjohet në gjithë botën dhe në çdo kohë nëpërmjet internetit. Programet nga kryeqyteti i Shqipërisë përmbajnë lajme rreth aktualitetit, informojnë rreth situatës politike të vendit dhe prezantojnë peisazhin kulturor. Programet e përditshme me nga 30 minuta në gjuhën gjermane i drejtohen dëgjuesve të interesuar për Shqipërinë. Deri më tani këto programe mund të dëgjoheshin në evropë vetëm nëpërmjet valëve të shkurta dhe të mesme. Që sot ekziston mundësia për të dëgjuar programet live ose të regjistruara (Podcast) me anë të kësaj platforme interneti.
www.radio700.info
Rrjet informativ për Gjermaninë
"Young Germany" quhet iniciativa e Ministrisë së Jashtme Federale dhe e partnerëve të saj. Qëllimi i kësaj iniciative është të informojë brezin e ri mbi Gjermaninë, të krijojë një rrjet komunikimi dhe të japë mbështetje në rast studimesh, kërkimesh shkencore, mundësi qëndrimi në Gjermani për kualifikim (në anglisht).
Linke pёr Bashkimin Europian dhe presidencёn e rradhёs nё BE