Lübeck am Abend

Mirёseerdhёt nё faqen e internetit të Ambasadës Gjermane nё Shqipёri

Shënim i Rëndësishëm

Ju lutemi vini re se Ambasada do të jetë e mbyllur me datë 26. dhjetor 2016 si dhe 2 janar 2017.

Achtung

Aplikimet për vizë INFORMACION I RËNDËSISHËM!

Rezervimi i ditës dhe orës për aplikimin për vizë mund të bëhet VETËM përmes sistemit elektronik të caktimit të orareve në faqen e interntetit të Ambasadës Gjermane: Klikoni këtu

Caktimi i ditës dhe orës së aplikimit është PA KOSTO. Rezervimi kryhet përmes VETË aplikuesit. Të gjitha informacionet e nevojshme  dhe formularin e aplikimit e gjeni në faqen e internetit të Ambasadës, gjithashtu PA KOSTO: Klikoni këtu

Aplikuesit NUK JANË TË DETYRUAR që për aplikimin e tyre për vizë t’i drejtohen një agjencie udhëtimi, një kancelarie avokatie apo një operatori tjetër komercial. Në çështje vizash Ambasada as nuk bashkëpunon me ta, as nuk ofron trajtim preferencial për ndonjë prej tyre.

Kancelarja Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Kancelarinë Federale

Kancelarja Merkel pret kryeministrin Rama në Berlin

Kancelarja Angela Merkel ka pritur më 28 nëntor 2016 kryeministrin shqiptar Edi Rama në Kancelarinë Federale. Çështjet kryesore të diskutimit ishin marrëdhëniet dypalëshe, integrimi rajonal si dhe afrimi i Shqipërisë në BE. Merkel uroi Ramën me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë, e cila festohet më 28 nëntor. Që prej ndryshimit të sistemit 26 vjet më parë, Shqipëria është „një partner i rëndësishëm dhe aleat“, theksoi Merkel.

Ministri i Bujqësisë Panariti, Zv.Ministri i Financave Luçi, Ambasadorja e BE-së Vlahutin, Ambasadorja Schütz dhe Dr. Birgit Schäfer (GIZ)

Mbështetje e sukseshme drejt rrugës për në BE

Bujqësia shqiptare po bën progres pozitiv. Në mënyrë të dukshme ajo po i afrohet standardeve të BE-së dhe është bërë edhe më shumë konkurruese. Në pesë vitet e fundit, bashkëpunimi gjerman për zhvillim e ka përkrahur fuqimisht Shqipërinë në këtë drejtim. Ministria e Bujqësisë në Shqipëri është aftësuar në administrimin e fondeve sipas normave të BE-së si dhe në dhënien e granteve për investime në bujqësi.

Nënshkrimi i marrëveshjes mbi linjën e transmetimit Shqipëri-Maqedoni

Nënshkrimi i marrëveshjes mbi linjën e transmetimit Shqipëri-Maqedoni

Një furnizim i qendrueshëm me energji elektrike për më shumë se qindra-mijëra shqiptarë – ky është një nga qëllimet e „Linjës së transmetimit 400-kV Shqipëri-Maqedoni”. Në datën 18 nëntor, pala gjermane dhe ajo shqiptare nënshkruan marrëveshjet e Bashkëpunimit Financiar për këtë projekt. “Kjo linjë transmetimi mbush mungesën e fundit në lidhjen e Shqipërisë me rrjetet energjitike të vendeve fqinje.” – u shpreh Ambasadorja Susanne Schütz. “Ky përmirësim i konektivitetit është një gur themeli në rrugën drejt Bashkimit Evropian.”

Bisedë midis Ministrit Federal Schmidt dhe homologut të tij zotit Panariti

Ministri i Bujqësisë viziton Shqipërinë

Ministri gjerman i Bujqësisë, zoti Christian Schmidt, vizitoi Tiranën nga data 17 deri 18 nëntor.Në kuadër të një vizite dyditore, Ministri zhvilloi biseda politike të nivelit të lartë me Kryeministrin Rama dhe homologun e tij shqiptar Edmond Panariti. Përveç këtyre, Ministri Schmidt u takua me Kryebashkiakun e Tiranës si dhe me zotin Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike.

Fjala përshëndetëse e ambasadores Schütz

Pritja e Tetorit tek Presidenti i Republikës

Në datën 31 tetor 2016, me rastin e Tetorit Gjerman, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, priti në një ceremoni festive shumë miq e të ftuar gjermanë dhe shqiptarë. Në kuadër të këtij aktiviteti katër murgesha gjermane u vlerësuan me Dekoratën „Nënë Tereza“ për veprimtarinë e tyre bamirëse prej shumë vitesh në Shqipëri.

Ndryshim i rëndësishëm nga dt. 01.01.2016 në zyrën e vizave!

Aplikimet për vizë: Nga data 1 janar 2016 takimet mund të rezervohen vetëm online

Për të aplikuar për vizë është e nevojshme një prenotim paraprak elektronik. Prenotimet mund të bëhet për një periudhe kohore deri në 12 javë.

Në kuadër të zgjerimit të shërbimeve nga 1 janari 2016 të gjitha aplikimet për vizë – dmth. për vizë Shengen (për vizitorë dhe udhëtime biznesi nga shtetas të vendeve të treta) si dhe për vizë kombëtare (për bashkim familjar, studim, punë etj.) do të jepen takime vetëm online në internet. Linkun e nevojshëm për këtë mund ta gjeni në faqen tonë të internetit. Aplikantët për vizë mund të rezervojnë pa pagesë dhe në mënyrë të pavarur nga shtëpia orarin e dëshiruar të aplikimit.

Ambasada thekson se paraqitja e miratimit paraprak nga autoritetet gjermane, e shkurton në mënyrë të konsiderueshme kohën e përpunimit të aplikimit.

Aplikantët pa një takim do të refuzohen.

Informacione në lidhje me procedurat e vizave për arsye pune sipas nenit 26 pika 2 të Rregullores së Punësimit mund të gjeni këtu:

Udhëzime rreth procedurave të vizave me rastin e fillimit të një marrëdhënieje punësimi në Gjermani [pdf, 132.61k]

Logo des deutschen OSZE-Vorsitzes 2016

Gjermania merr Presidencën e radhës së OSBE-së

Më 1 janar 2016 Gjermania mori kryesinë e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) duke marrë kështu mbi supe përgjegjësinë për të udhëhequr këtë organizatë të sigurtë gjatë vitit 2016, me gjithë krizat dhe sfidat e saj.

Më shumë informacione mund të gjeni këtu:

Make it in germany

Portali "Make it in Germany" mirëpret profesionistë ndërkombëtar në Gjermani!

"Make it in Germany!": Mirë se vini. Mësoni në faqen tonë, se si ju me aftësitë tuaja profesionale mund të përgatisni me sukses rrugën tuaj drejt Gjermanisë - dhe përse ja vlen të jetosh dhe punosh në Gjermani. Qeveria gjermane dëshiron që me këtë portal online të sigurojë kërkesat e mëdha të momentit dhe në të ardhmen për punëtorë të kualifikuar.

Mehrere Personen sehen sich eine Broschüre an

Broshura e re: "Gjermania për mua"

"Gjermania për mua" është një broshurë e re, e publikuar nga Ambasada Gjermane në bashkëpunim me partnerë të shumtë. Në kapitujt e shumtë të kësaj broshure shpaloset angazhimi i gjerë i Gjermanisë në Shqipëri duke përmendur këtu edhe shembuj konkret.

Ambasadorja

Ambasadore Susanne Schütz

Që nga korriku 2016 Susanne Schütz është Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri

Faqja zyrtare e Ambasadёs Gjermane nё Facebook

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë

Rruga Skënderbej, Nr. 8
1001 - Tiranë, Shqipëri
Telefon: +355 (0) 4 2274 505
Telefax: +355 (0) 4 2232 050
E-mail: info[at]tira.diplo.de

Ndryshim i rëndësishëm nga dt. 01.01.2016 në sektorin konsullor!

Deutsche Botschaft

Shtetasit gjermanë të cilët dëshirojnë të aplikojnë për një pasaportë të re janë të lutur ti drejtohen ambasadës me një kërkese për takim nëpërmjet formularit të kontaktit ose telefonit.

Legalizimet dhe vërtetimet e nënshkrimit do të pranohen vetëm të hënave dhe të mërkurave, nga ora 14.00 deri 16.00. Lënia e një takim nuk është e nevojshme.

Mundësi të reja ligjore për punësim në Gjermani – por jo azil!

Logo der Bundesagentur für Arbeit

Shtetasit Shqiptarë nuk kanë mundësi për tu njohur si refugjatë në Gjermani, duke qenë se ata vinë nga një vend i sigurtë i origjinës. Prej datës 1 janar 2016 hyjnë në fuqi disa rregulla të reja për nisjen e një marrëdhënie punësimi. Ju mund të merrni një vizë punësimi në Gjermani, nëse mbani në konsideratë hapat e mëposhtme.

Punësimi dhe jetesa në Gjermani

Në broshurën e mëposhtme gjeni informacione mbi lejen e qëndrimit si dhe mbi kushtet dhe procedurat e punësimit për nënshtetasit e Republikës së Shqipërisë:

LEJET PËR KALIIM KUFIRI

Achtung

Duke nisur prej ditës së mërkurë, datë 16 shtator 2015 lejet për kalim kufiri do të pranohen gjatë kohës së shërbimit zyrtar prej orës 08:30 deri në orën 09:30 në sportelin nr. 2. Pashaportat mund të tërhiqen në të njëjtën ditë mes orës 11:00 dhe 11:30.