Tetori Gjerman 2009 - Javet e Kultures Gjermane ne Shqiperi

Më shumë rreth "Tetorit Gjerman"

Të dashur lexues,

Ju lutem vini re! Ambasada dëshiron t'u ofrojë miqve të saj shqiptarë  me anë të kësaj faqeje internetit një mundësi të këndëshme për të marrë informacion rreth Gjermanisë, marrëdhënieve gjermano-shqiptare si dhe shërbimeve që kryen Ambasada. Në rast se planifikoni një udhëtim në Gjermani ose dëshëroni të studioni atje, do të gjeni gjithashtu informacione të rëndësishme në faqen tonë të internetit.

Për vizitorët gjermanë që janë të interesuar për Shqipërinë faqja jonë e internetit ofron njohuri të vlefshme mbi këtë vend të mrekullueshëm, për shumë njerëz ende  i panjohur, si dhe mbi shërbimet konsullore për gjermanët.

Nëpërmjet shumë linkeve faqja jonë e internetit është e lidhur përveç të tjerash dhe me shumë faqe shqiptare interneti, të cilat mund të jenë interesante për Ju.

Shpresoj, që të kemi zgjuar sadopak interesin Tuaj dhe Ju uroj t’ja kaloni sa më mirë gjatë eksplorimit të botëve tona virtuale!

Përshëndetje miqësore

Bernd Borchardt

Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë

Rënia e dytë e murit të Berlinit në "Festën e lirisë"

Si një fortesë betoni dhe gardh teli muri i Berlinit ndau në dysh në më shumë se 43 kilometra Berlinin si qytet dhe gjithë Gjermaninë. Pikërisht sot 20 vite pas 9 nëntorit 1989 do të hidhet poshtë sërisht simboli i afër tre dekada ndarje gjermano-gjermane - këtë herë në mënyrë simbolike.

Gjermania feston: 60 vjetorin e Republikës Federale të Gjermanisë dhe 20 vjetorin e rënies së murit

Në vitin 2009 Gjermania feston dy përvjetor të rëndësishëm: Para 60 viteve u bë shpallja e kushtetutës – shënim i çastit të lindjes së Republikës Federale të Gjermanisë, ndërsa në nëntor para 20 viteve ra muri i Berlinit. Që nga mrekullia ekonomike e Gjermanisë së pasluftës e deri në fundin e Luftës së Ftohtë në vitin 1989 shtrihet periudha kohore që e kufizon këtë pikë kthese në histori. Dekada gjatë të cilave Republika e re Federale e Gjermanisë fillon të lidhet me demokracinë perëndimore dhe lëvizjet studentore fillojnë të ndryshojnë kulturën politike dhe shoqërinë. Dekada gjatë të cilave Willy Brandt me parullën „Ndryshim nëpërmjet afrimit“ mundësoi hapjen e Evropës Lindore dhe gjatë të cilave më në fund u arrit që rënia e perdes së hekurt të bëhet realitet nëpërmjet dëshirës për liri të qytetarëve të DDR-it dhe lëvizjeve reformiste në Unionin Sovjetik dhe në Evropën Lindore

Informacione të mëtejshme

Kushtetuta mbush 60 vjet!

Më 23 maj 1949 në Bonn kushtetuta u shpall dhe u firmos fillimisht vetëm si një akt provisor. Më pas më 3 tetori 1990 u shpall si kushtetuta e Gjermanisë së bashkuar. Këtë vit festohet përvjetori i saj i 60-të. Me këtë rast, më 22 maj në Berlin do të organizohet një akt shtetëror në Sallën e Koncerteve në Gendarmenmarkt, ndërsa më 23 maj do të mbahet një festë para Portës së Brandenburgut. 

Programi i bursave të ekonomisë Gjermane

Komisioni Lindor për Ekonominë Gjermane në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Shoqata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (GTZ) ju njofton mbi "Programin e bursave të ekonomisë gjermane për Ballkanin Perëndimor 2010". Programi ka për qëllim t'u mundësojë kandidatëve të kualifikuar praktika 3-6 mujore në kompani gjermane, në Gjermani.

Nato: Përfundon samiti jubilar

Nato u krijua 60 vjetë më parë. Ky event u festua në një samit të organizuar sëbashku nga Gjermania dhe Franca më 3. dhe 4. Prill. Ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier përshëndeti angazhimin e presidentit Obama për një botë pa armë bërthamore.

Ministri i Jashtëm Federal Frank-Walter Steinmeier për SPIEGEL ONLINE.

Intervista e Ministrit Frank-Walter Steinmeier për SWR, më 03.04.2009

Kalendari 2009


Art, Media, Design dhe Lifestyle: Kalendari interaktiv 2009 eshte krijuar nen moton „Kreativ ne Gjermani“ dhe ofron nje shikim te gjere mbi skenen kreative artistike ne gjermani.

Felix Mendelssohn Bartholdy: Bota e muzikës feston 200. vjetorin e lindjes së kompozitorit

Mendelssohn ishte dirigjent, themeluesi i konservatorit të parë të muzikës në gjermani dhe mbi të gjitha një komponist gjenial, një ndër më të mëdhenjtë e kohës së tij paçka jetës së shkurtër. Ai la pas mbi 400 vepta muzikore, sinfoni, muzikë dhome dhe korale. Me rastin e 200. vjetorit të lindjes së Mendelssohn në Tiranë u organizuan dy koncerte:
- Koncert Duo në kuadër të Klasik më 18. Shkurt, ora 19.00, Teatri i Operas dhe Baletit
- Koncert me Orkestrën Sinfonike të RTSH më 21. Shkurt, ora 19.00, Teatri i Operas dhe Baletit

Iniciativa „Shkollat: Partnere të së ardhmes“

Arsimi ofron perspektiva – Të qenët poliglot hap horizonte. Synimi ynë në shkollën partnere "Sami Frashëri" është jo vetëm krijimi i mundësisë së përgatitjes në gjuhën gjermane dhe sipas sistemit tonë arsimor, por edhe nxitja e interesit dhe mirëkuptimit për njëri-tjetrin. Informacione të mëtejshme rreth Iniciativës „Shkollat: Partnere të së ardhmes“ gjeni më poshtë:

Sezoni nderkombëtar i muzikës klasike Janar - Mai 2009

Edhe në sezonin e koncerteve Janar - Mai 2009 ju presin përsëri shumë ngjarje të rëndësishme kulturore.

Rrjet informativ për Gjermaninë

"Young Germany" quhet iniciativa e Ministrisë së Jashtme Federale dhe e partnerëve të saj. Qëllimi i kësaj iniciative është të informojë brezin e ri mbi Gjermaninë,  të krijojë një rrjet komunikimi dhe të japë mbështetje në rast studimesh, kërkimesh shkencore, mundësi qëndrimi në Gjermani për kualifikim (në anglisht).

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë

z. Bernd Borchardt

Njohja e dëmshpërblimeve për punën në Getto

Shteti gjerman ka miratuar më 19.09.2007 një direktivë të re mbi punën në Getto. Për të përndjekurit e punës në Getto (punë e cila nuk ishte e detyrueshme por e cila der më sot nuk ka pasur mbulim të sigurimeve shoqërore) do të dëmshpërblehet me shumën 2000 Euro. Për informacione të mëtejshme:

Bundesamt für zentrale Dienste und offene Vermögensfragen (BADV)

Presidenca e BE-së në gjysmen e dytë të 2009

Më 1. korrik, Suedia ka marrë presidencën e BE-së për gjysmën e dytë të vitit 2009.

Rubrika informative

Në rast se dëshironi të njoftoheni në lidhje me aktivitetet e Ambasadës Gjermane, jeni të lutur të jepni adresën tuaj të Email-it.

Gjithashtu mund të abonoheni tek rubrika informative që publikohen rregullisht në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale në lidhje me tema të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme.