Fjala përshëndetëse e Ambasadores Gjermane znj. Susanne Schütz

Ambasadore Susanne Schütz Zmadho fotografinë Ambasadore Susanne Schütz (© S.S.) Të nderuar zonja dhe zotërinj,
të dashur miq të kulturës gjermane,

„30 vjet rivendosje e marrëdhënieve diplomatike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë“ – motoja e Tetorit Gjerman të këtij viti tregon se miqësia mes dy vendeve tona është diçka e veçantë. Që prej nënshkrimit të Protokollit për Rivendosjen e Marrëdhënieve në shtator të vitit 1987 dhe hapjes së Ambasadës Gjermane në Tiranë më 15 nëntor 1987, marrëdhëniet gjermano-shqiptare janë zhvilluar në mënyrë tejet dinamike.

Pikërisht këtë diapazon dhe dinamikë të madhe të marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve tona pasqyron „Tetori Gjerman“, të cilin e organizojmë këtë vit për të njëmbëdhjetën herë radhazi, së bashku me shumë partnerë shqiptarë dhe gjermanë. Në program kemi aktivitete kulturore klasike nga fusha e teatrit, kërcimit, filmit dhe muzikës. Do të ketë përsëri shumë projekte, të cilat nxisin për reflektim dhe diskutim mbi tema politike, ekonomike dhe sociale: përballja me të shkuarën, efiçenca energjitike ose siguria kibernetike, po përmend këtu vetëm disa. Pikërisht shkëmbimi i mendimeve dhe eksperiencave midis shqiptarëve dhe gjermanëve qëndron edhe këtë herë në fokus të të gjitha projekteve.

Falënderoj partnerët tanë shqiptarë dhe gjermanë që marrin pjesë me angazhim të madh tashmë për të njëmbëdhjetën herë radhazi në formësimin e programit, sjellin tema, të cilat janë aktualisht të rëndësishme për publikun shqiptar dhe nisin punën si gjithnjë me fantazi dhe energji për zbatimin e tij. Një falënderim i veçantë shkon për sponsorët tanë të shumtë, pa mbështetjen bujare të të cilëve nuk do të kishte qenë i mundur organizimi i një programi ambicioz për „Tetorin Gjerman“.

Shpresoj që dhe këtë vit, me ofertën tonë me gamë të gjerë të “Tetorit Gjerman”, të cekim shijen e publikut shqiptar dhe ju ftoj të gjithëve përzemërsisht të merrni pjesë në sa më shumë aktivitete.

Përshëndetje miqësore,

Susanne Schütz
Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri

Grußwort der deutschen Botschafterin Susanne Schütz

Sehr geehrte Damen und Herren,
liebe Freunde deutscher Kultur,

„30 Jahre Wiederaufnahme der diplomatischen Beziehungen zwischen Deutschland und Albanien“ – das Motto des diesjährigen „Deutschen Oktobers“ zeigt schon, dass die Freundschaft zwischen unseren beiden Ländern etwas Besonderes ist. Seit im September 1987 das Protokoll über die Wiederaufnahme der Beziehungen unterzeichnet und am 15. November 1987 die Deutsche Botschaft in Tirana eröffnet wurde, haben sich die deutsch-albanischen Beziehungen überaus dynamisch entwickelt.

Genau diese große Bandbreite und Dynamik der bilateralen Beziehungen unserer beiden Länder spiegelt der „Deutsche Oktober“, den wir in diesem Jahr bereits zum 11. Mal gemeinsam mit vielen albanischen und deutschen Partnern veranstalten. Im Programm haben wir klassische Kulturveranstaltungen aus den Bereichen Theater, Tanz, Film und Musik. Es wird aber auch wieder viele Projekte geben, die zum Nachdenken und zur Diskussion über politische, wirtschaftliche und gesellschaftliche Themen anregen: Vergangenheitsbewältigung, Energieeffizienz oder Cybersicherheit, um nur einige zu nennen. Dabei steht der Austausch von Meinungen und Erfahrungen zwischen Albanern und Deutschen bei allen Projekten auch diesmal im Mittelpunkt.

Unseren albanischen und deutschen Partnern danke ich dafür, dass sie sich bereits zum 11. Mal so engagiert an der Gestaltung des Programms beteiligen, sich mit Themen einbringen, die für das albanische Publikum aktuell wichtig sind, und sich immer wieder mit Kreativität und Energie an die Umsetzung machen. Mein besonderer Dank gilt auch unseren vielen Sponsoren, ohne deren großzügige Unterstützung die Organisation eines anspruchsvollen Programms zum „Deutschen Oktober“ nicht möglich wäre.

Ich hoffe, dass wir auch in diesem Jahr mit unserem breitgefächerten Angebot des „Deutschen Oktober“ den Nerv des albanischen Publikums treffen und lade Sie herzlich ein, an vielen Veranstaltungen teilzunehmen.

Mit freundlichen Grüßen,

Susanne Schütz
Botschafterin der Bundesrepublik Deutschland in Albanien

Fjala përshëndetëse e Ambasadores Gjermane znj. Susanne Schütz

Logo Deutscher Oktober - Tetori Gjerman

Pёrmbledhja e aktiviteteve - Veranstaltungsübersicht