Mirë se vini!

Një vjeshtë interesante, e larmishme dhe emocionuese po vjen për Ju - "Tetori Gjerman 2017". Këtë vit, javët tona të kulturës gjermane në Shqipëri zhvillohen nën moton "30 vjet rivendosje e marrëdhënieve diplomatike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë".

Filma dhe letërsi, teatër, muzikë dhe balet, si dhe diskutime dhe workshope - edhe për vitin 2017 programi i aktiviteteve ofron diçka për çdo shije. Në fokus edhe këtë herë do të jetë shkëmbimi i mendimeve dhe përvojave midis shqiptarëve dhe gjermanëve. Është tashmë viti i njëmbëdhjetë rradhazi që organizojmë "Tetorin Gjerman". Një traditë e bukur, e cila mundësohet falë mbështetjes së partnerëve dhe sponsorëve të shumtë.

Ne dëshirojmë t‘ju ftojmë përzemërsisht për të qenë të pranishëm dhe për të shijuar aktivitetet tona nën flamurin e miqësisë gjermano-shqiptare!

HYRJA E LIRË - EINTRITT FREI - FREE ENTRANCE

Pёrmbledhja e aktiviteteve - Veranstaltungsübersicht

"Tetori Gjerman" - "Deutscher Oktober" 2017

Logo Deutscher Oktober - Tetori Gjerman

Fjala përshëndetëse e Ambasadores Gjermane znj. Susanne Schütz

Ambasadore Susanne Schütz

Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur miq të kulturës gjermane, „30 vjet rivendosje e marrëdhënieve diplomatike midis Gjermanisë dhe Shqipërisë“ – motoja e Tetorit Gjerman të këtij viti tregon se miqësia mes dy vendeve tona është diçka e veçantë. Që prej nënshkrimit të Protokollit për Rivendosjen e Marrëdhënieve në shtator të vitit 1987 dhe hapjes së Ambasadës Gjermane në Tiranë më 15 nëntor 1987, marrëdhëniet gjermano-shqiptare janë zhvilluar në mënyrë tejet dinamike.

Falenderime të përzemërta për të gjithë sponsorët!

Falenderime të përzemërta për të gjithë sponsorët!