Mirёseerdhёt nё faqen e Tetorit Gjerman 2014

Ju pret një Tetor interesant, shumëngjyrësh dhe emocionues - "Tetori Gjerman 2014".

Teatër, filma, muzikë, diskutime dhe ekspozita - programi i aktiviteteve ofron diçka për pothuajse çdo shije. "Tetori Gjerman" këtë vit do të mbahet për herë të tetë. Një sukses i bukur dhe tanimë një traditë e vërtetë, e cila mundësohet falë mbështetjes së partnerëve dhe sponsorëve të shumtë.

Dëshirojmë tju ftojnë për të qenë edhe ju pjesë e "Tetorit Gjerman 2014" si një festë shumë e veçantë e miqësisë gjermano-shqiptare.

HYRJA E LIRË - EINTRITT FREI - FREE ENTRANCE

Pёrmbledhja e aktiviteteve - Veranstaltungsübersicht

"Tetori Gjerman" - "Deutscher Oktober" 2014

Logo Deutscher Oktober - Tetori Gjerman

Fjala përshëndetëse e Ambasadorit Gjerman z. Hellmut Hoffmann

Ambasadori Hellmut Hoffmann

Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashur miq të kulturës gjermane, këtë vjeshtë do të kemi sërish, për të tetën herë radhazi "Tetorin Gjerman" në Shqipëri. Tetë vjet "Javë Gjermane" në Shqipëri – një sukses i bukur e ndërkohë edhe një traditë fikse. Nën titullin e "Tetorit Gjerman" Ambasada Gjermane së bashku me partnerë dhe mbështetës të shumtë të saj ka shfaqur larminë e marrëdhënieve gjermano-shqiptare.