Bashkëpunimi për zhvillim

Shqipëria është një nga vendet më të varfra të Evropës. Popullsia në zonat rurale, gratë, të rinjtë dhe pjesëtarë të minoriteteve janë të prekur veçanërisht nga varfëria. Një pjesë e madhe e popullsisë largohet jashtë shtetit. Për këtë arsye, qëllimi kryesor i bashkëpunimit gjerman për zhvillim është përmirësimi në vend i kushteve të jetesës së njerëzve. Përafrimi i mëtejshëm i Shqipërisë drejt BE-së është një instrument efektiv.

Ky orientim kontribuon jo vetëm për objektivat zhvillimore të qeverisë shqiptare, por edhe për prioritetet e politikave të zhvillimit të qeverisë federale: për të arritur objektivat e Axhendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm, për të siguruar zbatimin e Traktatit të Parisit mbi Klimën Botërore dhe për të reduktuar shkaqet e migrimit.

Punësimi që gjeneron të ardhura, rritja ekonomike me ndikim të gjerë, furnizimi i sigurt dhe i qëndrueshëm me energji si dhe ngritja e infrastrukturës bazë të furnizimit janë prioritete të qeverisë shqiptare. Prandaj bashkëpunimi gjerman për zhvillim do të përqendrohet edhe në të ardhmen në këto tre prioritete, zhvillim ekonomik i qëndrueshëm, energjia dhe furnizimi me ujë/kanalizimet/mbetjet. Gjithashtu ne jemi aktiv në fushat e mbrojtjes së biodiversitetit si dhe të mbrojtjes së mjedisit e klimës, këshillojmë mbi mundësitë legale të migracionit drejt Gjermanisë dhe mbështesim të kthyerit për t’u integruar.

Kontributet gjermane që nga viti 1988 arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro. Vetëm për vitet 2017 dhe 2018 Gjermania ka vënë në dispozicion 85 milionë euro. Gjermania është në këtë mënyrë një nga donatorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm për Shqipërinë. Të një rëndësie të veçantë janë këtu përdorimi efektiv dhe efikas i fondeve si dhe lufta kundër korrupsionit në të gjithë sektorët.

Hochspannungsleitung mit Mast

Furnizim i besueshëm me energji

Linjat e tensionit të lartë që lidhin Shqipërinë me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë, janë financuar në pjesën më të madhe nga Qeveria Federale Gjermane. Autostradat energjitike do të kontribuojnë për një furnizim të qëndrueshëm me energji. Ky është një kusht për rritjen e mëtejshme ekonomike dhe një shans për të eksportuar energji kundrejt pagesës në vendet fqinje. Ato ndikojnë pozitivisht për mbrojtjen e mjedisit dhe të klimës. Përmes humbjeve më të pakta në transmetim mund të reduktohet sasia e importuar e energjisë që prodhohet kryesisht nga qymyri i drurit. Jo më pak i rëndësishëm është fakti që qindra-mijëra shqiptarë do të furnizohen dukshëm në mënyrë shumë më të besueshme me energji. Biznese, spitale, shkolla dhe institucione shtetërore do të mund të punojnë më mirë.

Wasser

Ujë i pastër

Qeveria Federale Gjermane mbështet përmirësimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në 14 qytete të mesme dhe në më shumë se 50 fshatra. Në këtë kontekst më shumë se 1 milion njerëz përfitojnë sot një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm dhe menaxhim të sistemuar të ujërave të ndotura. Impjanti i pastrimit në Korçë bie në sy edhe në aspektin e mbrojtjes së klimës: Për mbulimin e nevojave me energji të impjantit, është ngritur pranë tij një impjant fotovoltaik. Dhe mbi impjantin e pastrimit punohet një kopsht me fruta dhe perime për të inkurajuar fermerët që të përdorin baltën e tharë që del nga pastrimi.

Bildung auf R�dern. Modellprojekt berufliche Orientierung.

Më shumë punë dhe arsim profesional

Shkolla profesionale në Kamëz e mbështetur nga Gjermania, është ofruesi i vetëm i kualifikimeve në një qytet me popullsi kryesisht të varfër dhe të papunë. Shkolla ka një emër të mirë: Në të shumtën e rasteve ka dyfish më shumë kërkesa se sa vende dhe numri i nxënësve brenda një kohe të shkurtër është rritur nga 500 në 1600. Njëkohësisht gjithmonë e më shumë nxënës të diplomuar kanë gjetur një vend pune.

Auswanderer

Alternativa kundrejt rrugës së gabuar të azilit

Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim profesional dhe Karrierë (DIMAK) filloi punën në tetor 2016 në ambjentet e Zyrës së Punës në rrugën e Kavajës në Tiranë dhe gëzon një rezonancë në rritje.