Bursa Ndёrkombetare Parlamentare (IPS)

Aplikimet online për Bursën Ndërkombëtare Parlamentare 2019!

A doni të merrni pjesë në praktikën e parlamentit gjerman?

Bursa Ndërkombëtare Parlamentare e Bundestagu-t Gjerman (IPS) ju mundëson ndjekjen nga afër të aktivitetit të përditshëm parlamentar gjerman përgjatë pesë muajve. Gjatë kësaj kohe do të punoni në zyrën e një deputeti si dhe keni mundësinë të ndiqni leksione pranë universiteteve të Berlinit. Bundestagu Gjerman së bashku me Universitetin e Lirë të Berlinit, Universitetin Humboldt të Berlinit dhe Universitetin Teknik të Berlinit jep çdo vit bursa për të diplomuarit e rinj nga 42 vende. Programi zgjat çdo vit nga 1 Marsi deri më 31 Korrik.

Programi zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Bundestagut.

Qëllimi është:

  • Për të nxitur marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe vendeve pjesëmarrëse
  • Për të forcuar vlerat demokratike dhe tolerancën
  • Për të thelluar të kuptuarit e diversitetit kulturor
  • Për të siguruar bashkëjetesë paqësore në botë.

Nëse keni njohuri shumë të mira në gjuhën gjermane, keni përmbyllur studimet ose jeni pak përpara përmbylljes, jeni më të rinj se 30 vjeç si dhe keni shtetësinë shqiptare, ne do të gëzoheshim nëse do të aplikonit për këtë bursë deri më 30 qershor 2018.

Për informacione të mëtejshme rreth programit shihni këtu: http://www.bundestag.de/ips

Aplikoni deri më: 30 qershor 2018

Bursa Ndёrkombetare Parlamentare (IPS)

Tag der Ein-und Ausblicke

Për pyetje drejtohuni:

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë
Bursa Ndёrkombetare Parlamentare
Rruga Skënderbej, Nr. 8
Tiranë

Telefon: +355 (0) 4 2274 505
Telefax: +355 (0) 4 2232 050
E-mail: info[at]tira.diplo.de