Arsimi i Mesëm dhe i Lartë në Shqipëri

Gjendja e sektorit arsimor në Shqipëri mbetet e vështirë edhe pas përpjekjeve për një reformim të gjerë dhe të qëndrueshëm.

Godinat e shkollave publike dhe universiteteve vozhdojnë të ndodhen në një gjendje kritike. Programet mësimore të tejkaluara nga koha ndodhen në përpunim, megjithatë akoma nuk mund të thuhet nëse me ndihmën e programeve të reja do të përcillen më mirë tek nxënësit dhe studentët njohuritë që nevoiten në një shoqëri moderne. Disa reforma të ndërmarra nga qeveria Shqiptare e cila qeveris që prej shtatorit 2005 kanë filluar të japin rezultatet e tyre: Me anë të futjes së „Maturës Shtetërore“ dhe të heqjes së provimeve të pranimit në shkollën e lartë u arrit një ulje e ndjeshme e mundësive për korrupsion. Një rritje e vazhdueshme e rrogave të mësuesve do të kontribuojë në sigurimin e cilësisë në shkolla dhe zbutjen e rrjedhjes së mësuesve (në sektorin privat ose në shkolla private të cilat ofrojnë një pagesë më të kënaqshme). Njëkohësisht janë marrë masa për të ripërtërirë dhe forcuar sektorin e arsimit profesional.

Gjermania po ndihmon në krijimin e një seksioni dygjuhësh gjermanisht-shqip në gjimnazin „Sami Frashëri“. Këtu do të studjohen përveç gjuhës gjermane edhe lëndët Matematikë dhe Gjeografi në gjermanisht. Më pas do të shtohet Fizika dhe Kimia. Personat e kontaktit për këtë projekt nga ana gjermane janë i ngarkuari me punë Zoti Zeller dhe drejtoresha e Qendrës së Gjermanishtes, Zonja Grau-Günther.

Gjermania nxit shkëmbimin shkencor ndërmjet dy vendeve tona. Tre universitetet e Tiranës mbajnë kontak të rregullt me universitetet Gjermane në Bamberg, Bonn, Jena, Potsdam dhe Siegen nga ku ka pasur shkëmbime të dyanshme të studentëve dhe shkencëtarëve. Studentët dhe shkencëtarët shqiptarë marrin pjesë rregullisht në programe shkëmbimi të DAAD-it dhe të Fondacionit Alexander-von-Humboldt.

Informacione të mëtejshme mbi studimet në Gjermani ofron faqa e internetit: 

Sistemi shkollor në gjermani

Universität

Shkëmbime në fushën akademike

Në kuadrin e Procesit të Bolonjes, në 8 universtitetet shqiptare po ndërmerren ristrukturime të thella. Ky proces reformash mbështetet dhe nëpërmjet numrti të madh të kontakteve me shkollat e larta jashtë shtetit. Kjo ka çuar në organizimin e  shkëmbimeve intensive midis studentësh dhe shkencëtarësh si edhe në zhvillimin e projekteve të shumta. Një listë të linkeve me universtitetet gjermane partnere më të rëndësishme mund ta gjeni këtu:

Alexander von Humboldt-Stiftung

Fondacioni Aleksander von Humboldt

Që prej fillimit të viteve 90' fondacioni "Aleksander von Humboldt" (AvH) bashkëpunon me Shqiperine në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës. Fondacioni u mundëson studentëve dhe shkencëtarëve pjesëmarrjen në programe shkëmbimi dhe gjithashtu shpërndan bursa. Një shoqatë me ish-bursante kujdeset për mbajtjen e gjate të kontakteve akademike.

Sektori i kulturës

Dance theatre -  'Shakespeare Dances'

Sektori i kulturës mbështet marrëdhëniet kulturore gjermano-shqiptare. Drejtuese është znj. Christiane Wolters.