Kulturë dhe Arsim

Logo Deutscher Oktober - Tetori Gjerman

Retrospektivë: Deutscher Oktober - Tetori Gjerman

"Tetori Gjerman" - një traditë e sukseshme

Që nga viti 2007 në Shqipëri zhvillohen aktivitetet e përvitshme kulturore nën moton "Tetori Gjerman". Që prej fillimeve të veta në vitin 2007 „Tetori Gjerman“ është shndërruar tanimë në një eveniment të mirëetabluar në jetën kulturore të Shqipërisë dhe gëzon një efekt të qartë identifikimi  si i tillë. Ai simbolizon angazhimin e madh të Gjermanisë në Shqipëri dhe marrëdhëniet intensive gjermano-shqiptare.

Një informacion me të detajuar mbi programin mund ta gjeni në Linkun e pëposhtëm:

Hörsaal einer deutschen Universität

Studimi dhe Bursa në Gjermani

Gjermania me larmishmërinë e saj në fushën e arsimit të lartë ofron mundësi të shumta studimore. Gjithashtu ofrohen disa programe bursash të cilat janë të hapura për aplikantët e huaj.

Kisha e Shen Ndout, Kepi i Rodonit

Programi për Ruajtjen e Vlerave Kulturore

Programi për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Jashtme Federale angazhohet në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në mbarë botën. Edhe në Shqipëri janë financuar që prej vitit 1989 më shumë se 20 projekte. Në vitin 2016 u mbështet Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në Shkodër, për ruajtjen e negativëve të saj të çmuar.

Sekretari i Shtetit, z. Stephan Steinlein dhe Ministrja Shqiptare e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro

Politikat kulturore dhe arsimore në Shqipëri

Kultura dhe arsimi në Shqipëri është zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme që prej rënies së komunizmit 25 vjet më parë. Një vështrim të parë ju ofron faqa e informacionit e Ministrisë së Jashtme Federale.

Sektori i kulturës

Dance theatre -  'Shakespeare Dances'

Sektori i kulturës mbështet marrëdhëniet kulturore gjermano-shqiptare. Drejtuese është znj. Christiane Wolters.

Fakte rreth Gjermanisë: data, fakte dhe informacione

Titelbild von "Tatsachen über Deutschland"

Shoqëria, politika, ekonomia dhe natyrisht kultura - portali "Fakte rreth Gjermanisë" ju siguron fakte aktuale dhe interesante mbi Gjermaninë. Zbuloini ato në një udhëtim këtu!

Alumniportal Deutschland

Alumniportal Deutschland“ është një rrjet social online i mbështetur editorialisht, i cili vjen si një ofertë për të gjithë ish-studentët "Deutschland Alumni“ dhe kompanitë, rrjetet, organizatat dhe universitetet.