Gjimnazi Sami Frashëri merr pllakëzën e shkollës partnere

Gjimnazi Sami Frashëri merr pllakëzën e shkollës partnere Zmadho fotografinë Gjimnazi Sami Frashëri merr pllakëzën e shkollës partnere (© Ambasada Gjermane) Tiranë, më 23.04.2010


Me një levizje të shkurtër copa ra dhe i hapi pamjen dy pllakëzave, të cilat tani zbukurojnë fasadën  në hyrje të godinës së shkollës. Njëra identifikon gjimnazin Sami Frashëri si një „Shkollë partnere“ e Republikës Federale të Gjermanisë, pra si një anëtare e një rrjeti të gjerë në gjithë botën e gati  1.500 shkollave, në të cilat mësohet në mënyrë intensive gjermanisht dhe që mbështeten sipas një fokusi të caktuar nga pala gjermane. Pllakëza e dytë tregon se në gjimnazin Sami Frashëri duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, do mund të merret diploma e gjuhës gjermane (DSD), e cila njihet në Gjermani.

Drejtoresha e shkolles znj. Julinda Minarolli dhe referentja për kulturën dhe shtypin në ambasadën gjermane në Tiranë Irene Eidenmüller, kujtoi përparimin e bërë në vitet e fundit: pas nënshkrimit të memorandumit për krijimin e një seksioni dygjuhësh është planifikuar futja e maturës gjermano-shqiptare. Në vitin e ardhshëm shkollor do të japin provimet e diplomës brezi i parë i seksionit dygjuhësh. Në të njëjtën kohë nxënësit do të japin edhe proviomin e diplomës së gjuhës gjermane (DSD).

Hans Zeller, koordinatori i dërguar nga Enti Qëndror i Shkollave në Vendet e Huaja (ZfA) dhe drejtues i seksionit dygjuhësh, falenderoi prindërit dhe nxënësit për angazhimin dhe besimin e tyre. Në të njëjtën kohë ai theksoi, se deri në diplomimin e suksesshëm të brezit të parë dhe dhënies së provimit të DSD-së, ndodhet një rrugë e gjatë dhe e lodhshme për nxënësit dhe mësuesit, dhe u bëri thirrje të gjithëve për të dhënë më të mirën e tyre.

Inaugurimi i pllakëzave u dha mundësinë dhe një analize të sukseseve të nxënësve: më të mirët e vitit të dytë morën në total 3 bursa për një kurs gjuhe për të rinjtë mundësuar nga Instituti Goethe. Një pjesë e madhe e nxënësve të vitit të tretë ka përfunduar me sukses një provim gjuhe të Institutit Goethe, „provimi kombëtar i gjuhës gjermane për të Rinj“ (ZDJ). Fituesja e Olimpiadës Kombëtare të Gjuhës Gjermane 2010 është një nxënëse e seksionit dygjuhësh. Dhe vendin e 7-të në konkursin mbarëbotëror të këngës „DEiNE STiMME weltweit“ e fituan dy nxënëse të shkollës së mesme Sami Frashëri me krijimin e tyre „E shikon dhomën time“. Për këto rezultate janë të kënaqur nxënësit, prindërit dhe mësuesit.

Pllakëzat e shkollës partnere

Schulen: Partner der Zukunft