Informacion mbi situatën ekonomike në Shqipëri

Që prej dështimit të centralizimit shtetëror në vitin 1991 në Shqipëri, situatës së përafërt me një luftë civile dhe pas shëmbjes së sistemeve jo të qëndrueshëm në sektorin financiar në vitin 1997, u mundësuan suksese domethënëse në ndërtimin e strukturave të ekonomisë së tregut. Duke u bazuar në një program reformues mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB), në vitin 1992 u arrit liberalizimi i çmimeve dhe privatizimi i ndërmarrjeve të vogla në të gjithë sektorët. Në vitet e shkuara ekonomia shqiptare pësoi një rritje të vazhdueshme prej 5% - 6%. Në vitin 2009 rritja reale e PBB-së ka qenë në masën 3%. Shkalla e inflacionit ka mbetur brenda masës së përcaktuar nga Banka Qëndrore 2% deri 4%. Norma mesatare e inflacionit për vitin 2009 ishte 2,4%. Bilanci tregtar edhe në vitin 2009 ka qenë negativ, ajo arriti në – 2.498 Mio. €. Për shkak të krizës ekonomike, transfertat private të shqiptarëve jashtë vendit u ulën në vitin 2009 në rreth 779 Mio. Euro. Defiçiti buxhetor në vitin 2009 arriti në rreth 7% të PBB-së.

Qeveria ndjek një politikë fiskale të rezervuar. Ajo përpiqet të përmirësojë situatën e deritanishme të vështirë të investimeve. Megjithatë administrata dhe sistemi i drejtësisë janë të dobët të paaftë dhe me raste nuk tregojnë as vullnetin për të vepruar konform dispozitave ligjore të cilat ndryshohen shpesh. Investitorët e huaj kanë përvoja, që në një situatë konflikti sistemi i drejtësisë nuk mund të ofrojë gjithmonë një zgjidhje ligjore efektive.

Në vitin 1988 Shqipëria u përcaktua nga Komiteti i Asistencës për Zhvillim (DAC), organizatë përkatëse e OSBE-së, si një vend në zhvillim. Që prej vitit 1991 vendi bën pjesë në FMN, BB dhe BERZH dhe në vitin 2000 u prnaua në OBT. Shqipëria është antare e Organizatës së Bashkëpunimit të Vendeve të Detit të Zi. Marrëveshja e bashkëpunimit dhe tregtise me vendet e BE-së ekziston që prej 26 tetorit 1992. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE-në u nënshkrua më 12 qershor 2006. Me nënshkrimin e kryer tashmë të marrëveshjes dypalëshe mbi tregtinë e lirë me partnerë nga rajoni, Shqipëria mbështet përpjekjet për krijimin e një zone të lirë tregtare rajonale. Në gusht 2007, ka hyrë në fuqi marrëveshja CEFTA, e cila bart marrëveshjen dypalëshe të tregtisë së lirë midis partnerëve në rajon në një zonë rajonale të tregtisë së lirë. Për më tepër, që nga prill 2010 ekziston një marrëveshje dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë për shmangien e taksimit të dyfishtë.