Kërkime shkencore dhe teknologji

Kërkime shkencore të shkëlqyera: një mikroskop tejet modern

Kërkime shkencore dhe teknologji

Sot më shumë se gjysmën e prodhimit industrial në Gjermani e zënë industritë në fushën e kërkimeve shkencore dhe atë të zhvillimit. Këtu do t'Ju informojmë mbi institutet gjermane më të rëndësishme në fushën e kërkimeve shkencore.

Erik Tintrup, Kryebashkiaku Dako dhe ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth me studentët dhe drejtorin e shkollës "Bernadina Qeraxhia".

Promovimi i angazhimit qytetar të të rinjve në Shqipëri

Ambasada Gjermane në Tiranë ka financuar projektin „Promoting Civic Engagement among Youth in Albania“. Me rastin e ceremonisë së diplomimit më 12 Nëntor 2012 në sallën e këshillit bashkiak të Durrësit, zv/ambasadori Erik Tintrup së bashku me kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe ambasadorin e OSBE-së Eugen Wollfarth vlerësuan studentët pjesëmarrës.

Nga data 22 deri 26 shtator 2010 u zhvillua në Vlorë dhe Tiranë, takimi i tretë rajonal i ish bursantëve të programit të ekonomisë gjermane për Ballkanin Perëndimor.

Takimi u hap më 23 shtator nga znj. Carola Müller-Holtkemper, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri. Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr Myqerem Tafaj përshëndeti bursantët në mbrëmjen e organizuar më 23 shtator 2010. Ky aktivitet, në të cilin morën pjesë rreth 60 bursantë nga Serbia, Bosnja-Hercegovina, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi, u organizua nga Komisioni Lindor për Ekonominë Gjermane së bashku me Agjencinë Gjermane per Bashkepunim Teknik (GTZ).

DW | Business & Economics

'Museum of Capitalism' to open in Berlin

Bronze sculpture Karl Marx (sitting) and Friedrich Engels in Berlin

After five years of nomadism and temporary projects, the Berlin 'Museum of Capitalism' will open a permanent exhibition for the first time on Friday at its permanent location in Berlin-Kreuzberg.


Will India become a Hyperloop pioneer?

A transport startup backed by Richard Branson has inked a deal to build a Hyperloop system between the Indian cities Mumbai and Pune. It's unclear, though, if the technology addresses India's infrastructure bottlenecks.