Dita e zisë kombëtare 2016: Përkujton viktimat e luftës, dhunës dhe diskriminimit

Zmadho fotografinë

Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj,

Të dashur anëtarë të komunitetit gjerman në Shqipëri,

Sikurse cdo vit, edhe këto ditë nëntori përkujtojmë viktimat e luftës, tiranisë dhe terrorit.

Përkujtojmë sot të gjitha viktimat, edhe ushtarët e kombeve të tjera, që u flijuan në luftë. Përkujtojmë civilët, viktima të dhunës, shumë njerëz qe humbën jetën në fund të luftës së dytë botërore në përpjekje për tu arratisur, gjatë dëbimesh të dhunshme apo si viktima krimesh brutale e të dhunshme.

Qëndrojmë sot pranë kësaj varreze, ku gjenden eshtrat e 60 ushtarëve gjermanë, pjesa më e madhe e të cilëve gjeti vdekjen në fund të luftës së dytë botërore në rajonet e Shqipërisë së mesme. Gjatë kësaj lufte botërore figurojnë gjithsej rreth 2400 ushtarë gjermaë, të cilët kanë humbur jetën ose nuk janë gjetur më, per rreth 1800 prej të cilëve janë identifikuar emrat, që i gjejmë të gdhendur në këto pllaka guri.

Të dy luftrat botërore të shekullit të shkuar i kanë kushtuar Ballkanit më shumë se 1 mil ion viktima.

Prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore kanë kaluar tanimë 70 vjet. Por edhe në periudhën e pasluftës si pasojë e diktaturës dhe luftrave civile pati rishtas dhunë, plagët e të cilës pjesërisht nuk janë shëruar ende edhe sot.

Zmadho fotografinë

E megjithatë pas këtyre tragjedive të rënda në Ballkan ka perspektiva inkurajuese. Të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor kanë marrë sigurinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, i cili duke qenë projekti më i madh i paqes pas luftës së dytë botërore jep vecanërisht në këtë rajon një kontribut të rëndësishëm në cështje të ekulibrit dhe pajtimit. Ne përshëndesim progresin që ka bërë Shqipëria, sikurse u konfirmua edhe nga  Komisioni Evropian në raportin e tij më të fundit . E në këtë kontekst ka përpjekje për ndërmarrjen e hapave konkretë edhe në kuadër të Procesit të Berlinit  - sikurse është zyra rajonale për bashkëpunimin rinor  - me qëllim formësimin e një të ardhemeje të përbashkët të karakterizuar nga mirëkuptimi i ndërsjellë.

70 vjet pas luftës së dytë botërore konfliktet, luftrat dhe dëbimët janë në shumë pjesë të botës ende edhe sot pjesë e realitetit të përditshëm. Ne të gjithë i njohim imazhet e tmerrshme që vinë prej luftës në Siri; njësoj sikurse në Irak apo Afganistan ka  pothuaj çdo ditë sulme dhe atentate të dhunshme me pasojë viktima të shumta.

Të gjitha këto na obligojnë të kujtojmë sot edhe fatin e hidhur të këtyre viktimave.

Dita e sotme është një ditë, kur duhet të mendojmë dhe reflektojmë. Përkujtojmë  njerëzit e të gjitha kombësive, që humbën jetën  e tyre  për shkak , sikurse edhe të gjithë të mbijetuarit, që u desh të kalonin përmes vujatjesh të panumërta.

Përpjekjet në kërkim të lirisë, kapërcim i kundërshtive dhe mirëkuptimi mes popujve është për ne një sfidë e kahershme, me të cilën duhet të përballemi sërish e sërish.

Më lejoni  tani t’ju lutem, që në një minutë heshtje të përkujtojmë viktimat e luftës, dhunës dhe diskriminimit.