Ministri Federal i Bujqësisë Schmidt vizitoni Shqipërinë

Shumë i nderuar z. Minister Schmidt,

Shumë i nderuar z. Minister Panariti,
Shumë të nderuar  znj. dhe z. deputete/ë,

Shumë të nderuar  zonja dhe zotërinj,

Ju uroj përzemërsisht mirëseardhjen në rezidencën e Ambasadës Gjermane. Është kënaqësi të shoh që mbrëmjen e sotme janë të pranishëm edhe ekspertë të mirënjohur shqiptarë dhe gjermanë.

Unë kam mësuar ta njoh dhe vlerësoj këtë vend evropian që në momentin e parë të mbërritjes sime këtu, në korrik të këtij viti: një vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian pa „por“ edhe „sikur“ , dhe që gjendet në një rrugë të mbarë drejt këtij qëllimi ashtu sikurse e konfirmoi edhe komisioni në raportin e tij të javës së- shkuar. Megjithatë, sikurse e dimë të gjithë për këtë nevojiten ende përpjekje të mëdha reformimi.

Sot në bujqësinë shqiptare përfshihen më shumë se 40 % të të gjithë të punësuarve, të cilët kontribuojnë në dicka më shumë se 20% të PBB. Qoftë edhe vetëm këto shifra dëshmojnë për  rëndësinë e madhe, që bujqësia ka për Shqipërinë  dhe se sa e rëndësishme është gjithashtu të bëhet progres cilësor dhe sasior në këtë drejtim në mënyrë që të frenohet  largimi nga vendi dhe familjet të sigurojnë të ardhura më të mira. Aktualisht GIZ është aktive në Shqipëri në kuadër projektesh të ndryshme në nxitje të zhvillimit të zonave rurale  dhe forcimit të konkurrueshmërisë në nivel ndërkombëtar. Shqipëria është që sot një partner atraktiv p.sh. në sektorët e produkteve bio apo të erëzave. Sigurisht që ka edhe shumë produkte të tjera, sikurse është vera shqiptare, që do të ishte kënaqësi të konsumohej në Gjermani

Z. Minister Schmidt, në karrierën tuaj të gjatë politike, por në mënyrë të vecantë prej vitit 2014, kur morët postin e Ministrit të Bujqësisë ju e keni njohur dhe bashkëformësuar në mënyrë të qenësishme sektorin bujqësor në Gjermani dhe në Bashkimin Evropian. Ndaj jeni në gjendje të vlerësoni mjaft mirë se si mund të pozicionohet më mirë Shqipëria në të ardhmen në tregjet evropiane. Dhe se si Gjermania mund të mbështesë Shqipërinë përmes bashkëpunimit që të zhvillojë më tej sekstorin bujqësor dhe t’u ofrojë njerëzve një perspektivë më të mirë.

Ndaj u gëzova që ju sot patët mundësinë që në bisedat me Ministrin Panariti por edhe me KM Rama të diskutoni rreth këti bashkëpunimi në të ardhmen. Ne të gjithë do të kemi kënaqësinë tani të dëgjojmë prej jush, se si e shihni ju bashkëpunimin e mëtejshëm me Shqipërinë.

Z. Minister, sërish faleminderit që erdhët. Dhe tani fjala është për ju.