Fjalime, prezantime dhe intervista të ambasadores
Në takimin e djeshëm EURALIUS IV Stakeholders’ Committee Meeting, Ambasadorja Susanne Schütz theksoi se Gjermania pret së shpejti rezultate konkrete nga reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut në Shqipëri. Gjermania ka shoqëruar për tre vitet e fundit reformën në drejtësi nëpërmjet programit EURALIUS IV dhe do të vazhdojë të mbështesë proceset e reformës së gjyqësorit shqiptar në të ardhmen.
Remarks by Ambassador Schütz at the EURALIUS IV Stakeholders’ Committee Meeting, 08.11.2017
27 vjet më parë, më 3 tetor 1990, Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike Gjermane vulosnin ribashkimin e Gjermanisë duke i dhënë fund kështu fazës së gjatë të Luftës së Ftohtë në mbarë Evropën dhe përtej saj. Gëzohem shumë për faktin se këtë mbrëmje festojmë njëkohësisht 30 vjetorin e rivendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike Gjermano-Shqiptare - të lidhura fillimisht më 1922 - e që tanimë nënshkruheshin më 2 tetor 1987 mes ish. Republikës Federale dhe Shqipërisë së asokohe dhe pas një periudhe të akullt diplomatike për më shumë se 40 vjet rresht pas Luftës së Dytë Botërore.
Fjala përshëndetëse e ambasadores Schütz me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë
Si mund t'i bindim sa më shumë të rinjtë për të vendosur për një formim profesional? Kjo ishte pyetja e cila u adresua sot nga Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Rinisë, znj. Olta Xhaçka dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Panairin Kombëtar të Trajnimit Profesional i Expo City në Tiranë. Ambasadorja Susanne Schütz raportoi mbi përvojat pozitive që Gjermania ka bërë me arsimin profesional dual: "Në Gjermani, kompanitë konkurrojnë për të tërhequr më të mirët për një trajnim në kompanitë e tyre." Schütz ju referua bashkëpunimit të gjatë gjermano-shqiptar në fushën e arsimit dhe premtoi mbështetje për futjen e një sistemi modern të arsimit profesional në Shqipëri. Fjalën e plotë mund ta gjeni këtu:
Fjalë përshëndetëse e ambasadores Schütz në kuadër të Panairit të Arsimit Profesional, 27.04.2017 (anglisht)
Ambasadorja Susanne Schütz njoftoi më 25 prill sëbashku me kryetarin e Bashkisë Veliaj dhe Ministrin e Energjitikës Gjiknuri fillimin e punimeve për rehabilitimin e Konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të eficencës së energjisë. Nga rehabilitimi i dy Konvikteve do të përfitojnë rreth 2000 studentë, të cilët do të shijojnë komoditetin e një sistemi më të mirë ngrohjeje dhe një izolim më të mirë të godinës. Qeveria Federale Gjermane ka vënë në dispozicion për këtë projekt, i cili është duke u zbatuar nga KfW, 15.5 milion Euro. "Ne investojmë kësisoj shumëfish në të ardhmen e Shqipërisë ", u shpreh ambasadorja Schütz gjatë inagurimit. "Ne përmirësojmë kushtet e jetesës dhe para së gjithash kushtet e mësimit të studentëve dhe njëkohësisht angazhohemi në favor të mbrojtjes së mjedisit dhe klimës."
Fjalë përshëndetëse e ambasadores Schütz në kuadër të fillimit të punimeve për rinovimin e konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të eficiencës energjitike, 25.04.2017
Ambasadorja Schütz dhe ambasadori francez Fitoussi në një intervistë të përbashkët për Tirana Times
Më 22.01.1963, kancelari gjerman Konrad Adenauer dhe presidenti francez Charles de Gaulle nënshkruan Traktatin e Elizesë, gurin e parë të themelit për miqësinë franko-gjermane. Në një intervistë të përbashkët për "Tirana Times", ambasadorja Schütz dhe ambasadori francez Bernhard Fitoussi flasin mbi mësimet e marra nga historia dhe sfidat aktuale.
Interview by the Tirana Times with the German and French Ambassadors to Albania, 20.01.2017 [pdf, 223.85k]
> Fjalime, prezantime dhe intervista të ambasadores gjatë vitit 2016:
-
Fjala përshëndetëse e ambasadores Schütz në SARD, 22.11.2016 (anglisht)
-
Fjala përshëndetëse e ambasadores Schütz me rastin e ditës së zisë kombëtare, 20.11.2016
-
Fjala përshëndetëse e ambasadores Schütz me rastin e vizitës së Ministrit Federal të Bujqësisë Schmidt, 16.11.2016
-
Fjala përshëndetëse e ambasadores Schütz mbi fillimin e Projektit të BE-së për luftën ndaj korrupsionin më 16.11.2016 (Anglisht)
-
Fjala përshëndetëse e ambasadores Schütz në pritjen e dhënë nga Presidenti Bujar Nishani, 31.10.2016 [pdf, 49.51k]
-
Fjala përshëndetëse e ambasadores Schütz me rastin e 25 vjetorit të krijimit të shoqatës “Ndihma e Weilheimit për Shqipërinë” në Elbasan, 14.10.2016 (gjermanisht) [pdf, 60.6k]
-
Fjala përshëndetëse e ambasadores Schütz me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, 4.10.2016 [pdf, 47.45k]
-
Fjala përshëndetëse e ambasadores Schütz në përurimin e godinës së re të Qendrës Goethe në Tiranë, 28.09.2016 (gjermanisht) [pdf, 128.95k]
-
Fjala përshëndetëse e ambasadores Schütz mbi sistemin dual të shkollimit në artizanat, 28.09.2016 (gjermanisht) [pdf, 206.87k]
-
Fjala përshëndetëse e ambasadores Schütz në takimin rinor shqiptaro-serb, 19.09.2016 (anglisht) [pdf, 50.69k]
-
Fjala përshëndetëse e ambasadores Schütz në hapjen e shkollës gjermano-shqiptare në Tiranë, 9.9.2016 (gjermanisht) [pdf, 86k]