Caktimi i takimit në Ambasadë

Në çështje vizash Ambasada nuk bashkëpunon as me agjencie udhëtimi, kancelari avokatie apo një operator tjetër komercial, dhe nuk u ofron atyre asnjë privilegj.
Rezervimi kryhet përmes VETË aplikuesit. Caktimi i takimit të aplikimit është PA KOSTO. Për secilin aplikant duhet të rezervohet një takim më vete, përfshirë edhe fëmijët e mitur, për të cilët bëhet një kërkesë për bashkim familjar.
Të gjitha informacionet e nevojshme dhe formularin e aplikimit e gjeni në faqen e internetit të Ambasadës, gjithashtu PA KOSTO: Klikoni këtu

Ju lutem mbani parasysh:

Nëse në ditën e aplikimit numri i pasaportës nuk përputhet me numrin e dhënë në sistemin e rezervimit të takimeve, ju nuk do të pranoheni në seksionin e vizave dhe do duhet të rezervoni një takim tjetër.

Paraqitja pa një takim të konfirmuar si dhe aplikimet me mungesë dokumentacioni NUK do të pranohen. Në këto raste, aplikantët nuk do të pranohen në seksionin e vizave.

Nëse ju nuk mund të paraqiteni në një takim, ju lutemi ta anuloni atë në kohë në mënyrë që ti vihet në dispozicion aplikuesve të tjerë.

Punonjësit e Ambasadës nuk mund të rezervojnë takime për ju, ndaj lutemi të mos bëhen kërkesa të kësaj natyre.

Shtetasit shqiptarë duhet të regjistrohen në listë e cila është e ndarë në kategoritë e mëposhtme:

- Bashkim familjar
- Kartë blu
- Punësim § 26 II
- Au-Pair
- Kërkim të vendit të punës (Diplome universitare, schoklla e larte)
- Formim profesional
- Punësimi si staf infermieror
- Student
- Bursant
- Kurs gjuhe
- Nxënës
- Shkencëtarë
- Vit social vullnetar

Pas regjistrimit në listën e takimeve, do të merrni brenda 30 minutash një E-mail të parë me një numër reference dhe detaje të mëtejshme mbi procedurën.

Deri në 15 javë pas regjistrimit, një e-mail i dytë do ju informojë mbi datën e saktë të aplikimit për vizë. Për shkak të kërkesave të shumta, në kategori të caktuara mund të ketë pritje deri në 9 muaj. Kjo prek veçanërisht vizat e punës.
Ju lutemi të shmangni kërkesat për stadin e aplikimit. Në momentin që keni marrë një numër reference, Ju jeni të listuar në sistemin tonë. Ambasada përpiqet t'ju sigurojë datën më të afërt të mundshme. Kërkesat nuk e përshpejtojnë këtë proces.

Ju lutemi të lexoni me kujdes informacionet në udhëzuesin e regjistrimit! Jeni të lutur të sillni të printuar konfirmimin e takimit së bashku me të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme (përfshirë kopjet) ditën e paraqitjes suaj në Ambasadë. Ju mund të anuloni vetë takimet dhe t’i rezervoni rishtas ato, deri maksimalisht 24 orë përpara takimit. Takimet e rezervuara nuk mund të anulohen ditën e intervistës.

Në link-et e mëposhtme shtetas jo shqiptarë mund të regjistrohen në mënyrë të pavarur në sistemin e caktimit të takimeve:

Viza për qëndrime afatshkurtra (më pak se 90 ditë). Jo për shtetas shqiptarë!
(Koha e paraqitjes: të enjteve, nga ora 13.30 deri në orën 14.30)

Pas rezervimit tuaj në sistem ju do të merrni automatikisht një konfirmim të takimit përmes postës elektronike (E-mail).

Për t'u regjistruar për një aplikim për vizë kombëtare ju lutemi klikoni në këtë link:

Në versionin gjermanisht këtu

Në versionin shqip këtu

Achtung

Në të gjitha kategoritë e vizave mes kërkesës për një datë dhe orar aplikimi dhe momentit faktik të aplikimit ka për fat të keq një periudhë pritjeje disamujore. Aplikuesit, që dëshirojnë të bëjnë kërkesë për vizë me qëllim punësimin, e marrin konfirmimin e datës dhe orës së aplikimit vetëm pas disa javësh. Nisur nga kërkesat në rritje për data dhe orare aplikimi Ambasada lutet të ketë mirëkuptimin tuaj për këtë procedurë.

Lënia e takimit me qëllim aplikimin per vizë

Lutemi të merret në konsideratë, që për arsye organizative oraret e aplikimeve për vizë caktohen gjithnjë vetëm për një aplikant. Ndaj si për bashkëshortët ashtu edhe për fëmijët, pavarësisht moshës së këtyre të fundit, duhet një takim më vete.

Personat që nuk kanë konfirmimin e takimit nuk mund te aplikojnë.

Ambasada lutet per vëmendjen dhe mirëkuptimin tuaj.