Caktimi i takimit në Ambasadë

Në çështje vizash Ambasada nuk bashkëpunon as me agjencie udhëtimi, kancelari avokatie apo një operator tjetër komercial, dhe nuk u ofron atyre asnjë privilegj.
Rezervimi kryhet përmes VETË aplikuesit. Caktimi i ditës dhe orës së aplikimit është PA KOSTO. Aplikantët pa një takim do të refuzohen.
Të gjitha informacionet e nevojshme dhe formularin e aplikimit e gjeni në faqen e internetit të Ambasadës, gjithashtu PA KOSTO: Klikoni këtu

Ju lutem mbani parasysh:

Nëse në ditën e aplikimit numri i pasaportës nuk përputhet me numrin e dhënë në sistemin e rezervimit të takimeve, ju nuk do të pranoheni në seksionin e vizave dhe do duhet të rezervoni një takim tjetër.

Paraqitja pa një takim të konfirmuar si dhe aplikimet me mungesë dokumentacioni NUK do të pranohen. Në këto raste, aplikantët nuk do të pranohen në seksionin e vizave.

Nëse ju nuk mund të paraqiteni në një takim, ju lutemi ta anuloni atë në kohë në mënyrë që ti vihet në dispozicion aplikuesve të tjerë.

Punonjësit e Ambasadës nuk mund të rezervojnë takime për ju, ndaj lutemi të mos bëhen kërkesa të kësaj natyre.

Në link-et e mëposhtme shtetas jo shqiptarë mund të regjistrohen në mënyrë të pavarur në sistemin e caktimit të një takimi në Ambasadë, me qëllim aplikimin për:

  1. Viza për qëndrime afatshkurtra (më pak se 90 ditë). Jo për shtetas shqiptarë!
    (Koha e paraqitjes: të enjteve, nga ora 13.30 deri në orën 14.30)

Pas rezervimit tuaj në sistem ju do të merrni automatikisht një konfirmim të takimit përmes postës elektronike (E-mail).

 

Shtetasit shqiptarë duhet të regjistrohen në listë e cila është e ndarë në kategoritë e mëposhtme:

- Bashkim familjar
- Kartë blu
- Punësim § 26 II,
- Au-Pair
- Kërkim të vendit të punës
- Formim profesional
- Punësimi si staf infermieror
- Student
- Bursant
- Kurs gjuhe
- Nxënës
- Shkencëtarë
- Vit social vullnetar

Pas regjistrimit në listën e takimeve, do të merrni brenda 30 minutash një E-mail të parë me një numër reference dhe detaje të mëtejshme mbi procedurën.
Një deri në katër javë pas regjistrimit, një e-mail i dytë do ju informojë mbi datën e saktë të aplikimit për vizë. Për shkak të kërkesave të shumta, në kategori të caktuara mund të ketë pritje deri në disa muaj. Ju lutemi të shmangni kërkesat për stadin e aplikimit. Ambasada përpiqet t'ju sigurojë datën më të afërt të mundshme. Ju lutemi të lexoni me kujdes informacionet në udhëzuesin e regjistrimit!

Jeni të lutur të sillni të printuar konfirmimin e takimit së bashku me të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme (përfshirë kopjet) ditën e paraqitjes suaj në Ambasadë. Ju mund të anuloni vetë takimet dhe t’i rezervoni rishtas ato, deri maksimalisht 24 orë përpara takimit. Takimet e rezervuara nuk mund të anulohen brenda ditës apo me efekt prapaveprues; në një rast të tillë takimi mund të anulohet vetëm nëpërmjet Ambasadës.

Për t'u regjistruar për një aplikim për vizë kombëtare ju lutemi klikoni në këtë link:

Në versionin gjermanisht këtu

Në versionin shqip këtu

Achtung

Në të gjitha kategoritë e vizave mes kërkesës për një datë dhe orar aplikimi dhe momentit faktik të aplikimit ka për fat të keq një periudhë pritjeje disamujore. Aplikuesit, që dëshirojnë të bëjnë kërkesë për vizë me qëllim punësimin, e marrin konfirmimin e datës dhe orës së aplikimit vetëm pas disa javësh. Nisur nga kërkesat në rritje për data dhe orare aplikimi Ambasada lutet të ketë mirëkuptimin tuaj për këtë procedurë.

Lënia e takimit me qëllim aplikimin per vizë

Lutemi të merret në konsideratë, që për arsye organizative oraret e aplikimeve për vizë caktohen gjithnjë vetëm për një aplikant. Ndaj si për bashkëshortët ashtu edhe për fëmijët, pavarësisht moshës së këtyre të fundit, duhet një takim më vete.

Personat që nuk kanë konfirmimin e takimit nuk mund te aplikojnë.

Ambasada lutet per vëmendjen dhe mirëkuptimin tuaj.