Rregullat për vizë
Ne duam t’Jua lehtësojmë sa më shumë të jetë e mundur udhëtimin Tuaj për në Gjermani – këtu do të gjeni të gjitha informacionet e rëndësishme rreth aplikimit për lëshimin e vizës si dhe mund të shkarkoni nga kompjuteri formularin e aplikimit si dokument pdf.
Që nga data 15.12.2010 për shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës hiqet detyrimi i pajisjes me vizë për qëndrime afatshkurtra sipas Nenit 1, Paragrafi 2 i rregullores së qëndrimit. Heqja e detyrimit të vizave vlen vetëm për mbajtësit e pashaportave biometrike.
Më shumë...
Këtu ju mund të regjistroheni në sistemin e lënies së takimeve të ambasadës për të aplikuar për vizë. Prenotimi më i afërt i një takimi është 12 javë para aplikimit.
Caktimi i takimit në Ambasadë
Formularët e aplikimin për vizë
Këtu mund të gjeni formularët e aplikimit për vizë kombëtare (mbi 90 ditë) dhe vizë Shengen (për qëndrime afatshkurtra në Gjermani apo në hapësirën Shengen).
Këtu Ju do të gjeni fletëpalosje me informacione të ndryshme të ambasadës për procesin e pajisjes me vizë.
Më shumë...
Tarifa e vizës
Për shkak të një ndryshimi të ligjit, tarifa për lëshimin e një vize kombëtare (D-Visa) nga data 01.09.2017 do të kushtojë 75€. Tarifa për viza Shengen (C-Visa) mbetet e pandryshuar 60€. Deri më tani edhe përjashtimet nga pagesa e tarifës mbeten gjithashtu në fuqi dhe të pandryshuara. Të gjitha tarifat paguhen sikurse edhe më parë në LEK, sipas kursit aktual zyrtar të këmbimit.
Duke filluar nga data 25 shtator 2014 përfaqësitë e Shteteve Shengen në vendet e Ballkanit Perëndimor për sistemin informativ të vizave (VIS) do të marrin të dhëna biometrike (shenja gishtash dhe fotografi) nga të gjithë aplikantët që kërkojnë viza shengen.
Për më shumë...