A doni të merrni pjesë në praktikën e parlamentit gjerman?

Keni dashur të takoni një herë personalisht Kancelaren gjermane? Me ndihmën e Bursës Ndërkombëtare Parlamentare të Bundestagut (IPS), ju mund të ndiqni nga afër aktivitetet e përditshme të parlamentit gjerman përgjatë pesë muajve. Një përvojë e mrekullueshme - lexoni vetë se çfarë thonë ish-bursantët:

Zmadho fotografinë Kristi Vako: IPS më ka mësuar, se të rinjtë janë një forcë e domosdoshme, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë  si dhe për të ngritur ura komunikimi ndërmjet vendeve të ndryshme. Pjesëmarrja në këtë program ka qenë një përvojë e paharrueshme dhe shumë e vlefshme, e cila ka ndryshuar plotësisht pikëpamjen time për politikën dhe vendimmarrjen.

Zmadho fotografinë Henri Haxhiraj: Periudha  e IPS-së ka qenë një mundësi e shkëlqyer për mua, jo vetëm për tu zhvilluar profesionalisht, por edhe për të zgjeruar horizontin me perspektivën dhe përvojën e bursantëve të tjerë. Jam shumë i lumtur, që kam patur mundësinë të jem pjesë e këtij programi."

Zmadho fotografinë Ledia Lila: Për mua, programi IPS do të jetë pa dyshim një eksperiencë e paharrueshme. Edhe mua mu dha mundësia të përjetoj nga afër proceset e punës të Bundestagut gjerman. Njohurinë dhe përvojën e fituar në këtë program unë e kam sjellë në vendin tim.

Internationales Parlaments-Stipendium (IPS) Zmadho fotografinë (© Deutscher Bundestag) Bundestagu Gjerman së bashku me Universitetin e Lirë të Berlinit, Universitetin Humboldt të Berlinit dhe Universitetin Teknik të Berlinit jep çdo vit afërsisht 120 bursa për të diplomuarit e rinj nga 42 vende. Programi zgjat çdo vit nga 1 Marsi deri më 31 Korrik. Informacione të mëtejshme rreth programit gjeni këtu: https://www.bundestag.de/ips

Nëse i plotësoni kushtet e kërkuara, ju lutemi të dërgoni aplikimin tuaj deri më 30 qershor 2018 në adresen E-Mail: tirana%27%diplo%27%de,info

A doni të merrni pjesë në praktikën e parlamentit gjerman?

Tag der Ein-und Ausblicke

Për pyetje drejtohuni:

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë
Bursa Ndёrkombetare Parlamentare
Rruga Skënderbej, Nr. 8
Tiranë

Telefon: +355 (0) 4 2274 505
Telefax: +355 (0) 4 2232 050
E-mail: info[at]tira.diplo.de