Fjala përshëndetëse e Ministrit Federal të Punëve të Jashtme Sigmar Gabriel, me rastin e 3 tetorit 2017

Außenminister Sigmar Gabriel Zmadho fotografinë (© Auswärtiges Amt) Para pothuaj tre dekadash gjermanët festonin ribashkimin dhe kapërcimin e ndarjes së Evropës në lindje dhe perëndim. Përkujtimi i kapërcimit të ndarjes është edhe sot një emocion i madh për njerëzit në mbarë botën. Në kthejmë pas vështrimin në mirënjohje drejt atij shansi historik dhe atyre politikanëve që asokohe hodhën themelet e ribashkimit: Willy Brandt dhe Helmut Kohl, i cili u nda nga jeta këtë vit.

Pararendëse kishin qenë vite të politikës së ç'tensionimit të kancelarit federal të atëherëshëm Willy Brandt, përgjatë të cilave megjithë kundërshtitë e sistemeve ishte bërë i mundur një proces shndërrimi përmes afrimit. Angazhimi i Gjermanisë për integrimin evropian, pajtimi me shtetet fqinje dhe distancimi prej delireve të pushtetit kombëtaro-shtetëror krijuan kuadrin për bashkimin e Gjermanisë.

Që prej ribashkimit të Gjermanisë dhe valës së ndryshimeve demokratike në ndërtim të shtetit ligjor, e cila preku asokohe një numër të madh shtetesh në botë, jetojmë sot në një kohë, kur kundështitë mes interesave shfaqen sërish më dukshëm. Sfidat globale vitet e shkuara janë shtuar: konflikte gjeopolitike, terrorizmi, lëvizjet migratore dhe azilkërkuese, varfëria e uria, si dhe ndyshimi i vazhdueshëm i klimës dhe epidemitë e ndryshme i vendosin shoqëritë në mbarë botën përpara detyrash të mëdha.

Ne jemi ende në kërkim të një - sikurse e quante Willy Brandt - „Politike të brendshme botërore“, të karakterizuar prej drejtësisë globale, forcës së ligjit dhe kapërcimit të kufijve kombëtarë. Komuniteti ndërkombëtar ka shënuar progres të rëndësishëm në dekadat e fundit; Agjenda 2030 është për shoqërinë botërore një gur kilometrazhi, mision dhe premtim njëkohësisht. Vetëm bashkarisht dhe në partneritet mund të përballemi me sfida globale, sikurse janë pasojat dramatike të ndryshimeve klimaterike, thatësirat dhe përmbytjet. Edhe paqëtimi i konflikteve dhe krizave rajonale është një detyrë globale; stablilizimi dhe zvillimi krijojnë perspektiva jete.

Asnjë shtet në botë nuk mund të zgjidhë i vetëm problemet ndërkombëtare, përpara të cilave gjendemi. Ato nuk mund të luftohen përmes izolimit, por vetëm me partnerë të fortë. Vendi ynë përballet me këto sfida nën dritën e historisë dhe përvojave të tij në kapërcimin e tiranisë dhe ndërtimin e konsolidimin e shtetit ligjor e demokratik. Gjermania është gati të marrë përsipër përgjegjësi në dimension ndërkombëtar. Ndaj ajo kandidon për një vend si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për vitet 2019/2020. Jetojmë kohë sfidash të mëdha, përballja me të cilat do të vendosë të ardhment e planetit e të njerëzimit. Njëkohësisht jetojmë në një botë me mundësi të reja e të shumëllojshme, të cilat duhet t’i formësojmë në mënyrë aktive. Dita e Bashkimit të Gjermanisë është një rast i mirë për të reflektuar rreth kësaj.

Fjala përshëndetëse e Ministrit Federal të Punëve të Jashtme me rastin e 3 tetorit 2017

Feier zur deutschen Wiedervereinigung