Ministri i Jashtëm Gabriel takon Kryeministrin Rama

Ministri i Jashtëm Gabriel takon Kryeministrin Rama Zmadho fotografinë Ministri i Jashtëm Gabriel takon Kryeministrin Rama (© „Fototeka/ Florian Gaertner“ ) Ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel takoi në datën 10 mars në Berlin Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shqipëria është shndërruar në një mik të ngushtë dhe partner të rëndësishëm dhe është një faktor stabiliteti në rajon - theksoi Ministri i Jashtëm gjerman. 

Gabriel vijoi më tej: „Ne dëshirojmë të mbështesim në vazhdimësi përafrimin e Shqipërisë në BE. Plani i udhëtimit për këtë qëllim është mbi tavolinë. Por, para së gjithash dua të falenderoj për reformat, të cilat janë të lidhura me punën tënde në Shqipëri si dhe për faktin që ti je angazhuar edhe personalisht për të kapërcyer një sërë konfliktesh në vendet fqinje. Pikërisht në kohë fushatash zgjedhore, reforma të tilla dhe masat stabilizuese nuk janë ngandonjëherë të lehta – këtë e dimë edhe ne në Gjermani. Megjithatë besoj se pjesa më e madhe e shqiptarëve dëshiron pikërisht këtë përparim dhe stabilitetin e mëtejshëm. Shqipëria ka rastin e madh historik t‘i afrohet gjithmonë e më shumë BE-së. Por edhe Evropa ka mbi të gjitha mundësinë të kujdeset, në bashkëpunim me Shqipërinë dhe vendet partnere, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Për këtë ti je garant. Përzemërsisht faleminderit për këtë dhe mirësevini në Berlin.“