Urime: Dorëzohen diplomat e gjuhës gjermane

Rreth 40 nxënës kanë marrë çertifikatat e gjuhës DSD-II Zmadho fotografinë Rreth 40 nxënës kanë marrë çertifikatat e gjuhës DSD-II (© Ambasada Gjermane Tiranë) Ata u treguan të zellshëm në studime dhe tani mbajnë në duar "shpërblimin" për punën e tyre. Rreth 40 nxënës në Tiranë kanë marrë këtë vit diplomën e gjuhës gjermane, Niveli 2. Ceremonia e dorëzimit të diplomave u zhvillua më 13 qershor në Gjimnazin „Sami Frashëri“ në Tiranë, me praninë e Referentes për Kulturën znj. Christiane Wolters, përfaqësuesit e ZfA në Shqipëri z. Herbert Mühlfeit dhe z. Thomas Färber dhe drejtoreshës së Gjimanzit „Sami Frashëri“ znj. Teuta Dobi.

Ceremonia e dorëzimit të çertifikatave u zhvillua në Gjimnazin „Sami Frashëri“ Zmadho fotografinë Ceremonia e dorëzimit të çertifikatave u zhvillua në Gjimnazin „Sami Frashëri“ (© Ambasada Gjermane Tiranë) „Ju mund të jeni krenar për atë çka keni arritur" u shpreh Referentja për Kulturën znj. Christiane Wolters duke uruar nxënësit dhe nxënëset. "DSD-II është një provim i veçantë, me anë të cilit ju tregoni jo vetëm aftësitë tuaja për të folur shumë mirë gjermanisht, por edhe përvetësimin e shumë aspekteve të gjuhës dhe kulturës gjermane.“

Çertifikatata e Gjuhes Gjermane (DSD II) Zmadho fotografinë Çertifikatata e Gjuhes Gjermane (DSD II) (© Ambasada Gjermane Tiranë) Provimi i DSD për nivelin II teston njohuritë e gjuhës gjermane në nivelin B2/C1 sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët. Përveç kësaj, ka edhe DSD të nivelit I, që vërteton njohuritë gjuhësore në nivelin A2/B1.

Diploma e Gjuhës Gjermane e Konferencës së Përhershme të Ministrave të Kulturës ipet tashmë në më shumë se 70 vende nga më shumë se 70.000 të testuar në vit.