Gjermania jep bursa të shumta për studentët shqiptarë

Bursantë për kurse verore të gjuhës profesionale pranë universiteteve gjermane Zmadho fotografinë Bursantë për kurse verore të gjuhës profesionale pranë universiteteve gjermane (© Ambasada Gjermane Tiranë) Edhe këtë vit Gjermania mbështet shumë shqiptarë me bursa për studime, kërkime dhe kualifikime. Më 30 maj, në një ceremoni festive në Ambasadën Gjermane, u bë dorëzimi i bursave të Shërbimit Gjerman për Shkëmbimin Akademik (DAAD).
Në vitin 2017 mund t‘i gëzohen mbështetjes së DAAD-it më shumë se 30 bursantë nga Shqipëria.

Kjo e fundit akordon bursa për programe të ndryshme duke filluar që nga studimi master e deri tek kurset verore të gjuhës profesionale pranë universiteteve gjermane, në të cilat studentët mund të perfeksionojnë njohuritë e tyre të gjuhës gjermane.

Ish-bursantet tregojnë rreth eksperiencave të tyre Zmadho fotografinë Ish-bursantet tregojnë rreth eksperiencave të tyre (© Ambasada Gjermane Tiranë) „Qeveria Federale investon shumë për mbështetjen e arsimit në Shqipëri”, tha Referentja e Kulturës Christiane Wolters gjatë ceremonisë së dorëzimit të bursave. Ajo përgëzoi të gjithë bursantët, të cilët ia dolën të përzgjidheshin përkundrejt aplikuesve të shumtë. “Shqipëria ka nevojë pikërisht për njerëz si ju: të motivuar, të arsimuar më së miri me njohuri gjuhësh të huaja dhe përvojë jashtë shtetit.”

DAAD-i është organizata më e madhe në botë për shkëmbimin shkencor. Që prej fillimit të viteve '90 DAAD-i ka mbështetur disa mijëra shqiptarë jo vetëm me bursa, por edhe në kuadrin e projekteve të ndryshme në fushën e arsimit të lartë.

DAAD akordoi këtë vit më shumë se 30 bursa Zmadho fotografinë DAAD akordoi këtë vit më shumë se 30 bursa (© Ambasada Gjermane Tiranë) Krahas DAAD-it ka edhe shumë institucione të tjera gjermane, të cilat japin bursa duke mbështetur kësisoj ndërtimin e dijes dhe Know-How-it në Shqipëri. Kështu insitucione gjermane si Instituti Goethe (GI), Shërbimi për Shkëmbimin Pedagogjik (PAD) dhe Zyra Qendrore për Arsimin Jashtë Vendit (ZfA) mbështesin rregullisht nxënës, mësues dhe studentë për të përmirësuar njohuritë e tyre të gjuhës gjermane. Krahas këtyre bursave ka edhe shumë programe bursash të tjera si p.sh. Bursa Nërkombëtare Parlamentare e Budestagut Gjerman dhe Programi i Bursave të Komisionit Lindor për Ekonominë Gjermane (OA).

Informacione të mëtejshme për punën e DAAD-it dhe për programet e bursave mund të gjeni në faqet e mëposhtme të internetit:
http://www.daad-al.org/
https://www.daad.de/laenderinformationen/albanien/de/

Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik - DAAD

Deutscher Akademischer Austausch Dienst

Pedagoge Dr. Jeanette Rieger-Cowdry
Fakulteti i Gjuhёve tё Huaja, Universiteti i Tiranёs
Rruga e Elbasanit, Tiranё
E-mail: daad-al%27%org,rieger-cowdry

Znj. Jonida Peza (Asistente)
Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranёs
Rruga e Elbasanit, Tiranё
E-mail: daad-al%27%org,peza
Shqip, gjermanisht dhe anglisht
Web-Seite: www.daad-al.org