Mbështetje e mëtejshme për rritjen ekonomike dhe nxitjen e punësimit

Ambasadorja gjermane Susanne Schütz me Zv.Kryeministrin shqiptar z. Niko Peleshi Zmadho fotografinë Ambasadorja gjermane Susanne Schütz me Zv.Kryeministrin shqiptar z. Niko Peleshi (© Katerina Deli / Kryeministria) Gjermania mbështet Shqipërinë në rritjen e ekonomisë në vend si dhe për të sjellë më shumë shqiptarë pranë punës. Krahas projekteve ekzistuese Qeveria Federale ka vënë në dispozicion edhe një fond tjetër prej gjashtë milionë eurosh.

„Për Qeverinë Federale është e rëndësishme të krijohen në Shqipëri perspektiva të zhvillimit profesional, veçanërisht për të rinjtë“, u shpreh Ambasadorja Schütz në datën 4 maj 2017, kur së bashku me Zëvendëskryeministrin Peleshi njoftoi mbi këtë mbështetje shtesë.

Me këto fonde shtesë do të financohen ndër të tjera projekte trajnimi dhe kualifikimi pranë shkollës profesionale të Kamzës si dhe trajnime për aplikime të ndryshme, oferta konsulence profesionale dhe praktika pranë sipërmarrjeve private. Veç kësaj synohet të mbështeten sipërmarrës të rinj, të cilët zhvillojnë ide inovative biznesi.

Ambasadorja Schütz njoftoi këtë mbështetje shtesë nga Qeveria Federale Zmadho fotografinë Ambasadorja Schütz njoftoi këtë mbështetje shtesë nga Qeveria Federale (© Katerina Deli / Kryeministria) Ambasadorja gjermane Susanne Schütz njoftoi këtë mbështetje shtesë në datën 4 maj 2017 së bashku me Zëvendëskryeministrin shqiptar Niko Peleshi.

Gjermania angazhohet në mënyra të shumta për të krijuar bashkarisht me qeverinë shqiptare perspektiva për të ardhmen në vend. Që prej një gjysmë viti ekziston Zyra gjermane e Informimit rreth çështjeve të Migrimit, Formimit profesional dhe Karrierës (DIMAK), e cila mbështet personat në kërkim të një vendi pune për të patur akses në tregun shqiptar të punës, sikurse edhe informon rreth mundësive të ligjshme të emigrimit drejt Gjermanisë. DIMAK do të marrë një fond shtesë prej 600.000 Euro për të zgjeruar veprimtarinë e vet dhe për ta ofruar atë edhe jashtë Tiranës.

Gjermania është donatori më i madh bilateral për Shqipërinë për sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe në vitet 2017 e 2018 do ta mbështesë atë me gjithsej 100 milionë euro.

Mbështetje e mëtejshme për rritjen ekonomike dhe nxitjen e punësimit