Projekte të mëdha të infrastrukturës përmirësojnë cilësinë e jetës

Furnizim më i mirë me ujë në Sarandë Zmadho fotografinë Furnizim më i mirë me ujë në Sarandë (© Ambasada Gjermane Tiranë) Një furnizim i mirë me energji elektrike dhe ujë nuk është bërë ende në të gjithë Shqipërinë. Kjo po përmirësohet përmes investimeve gjermane. Ambasadorja Schütz ka inauguruar në fillim të prillit dy projekte të mëdha infrastrukturore në Shqipërinë e Jugut.

Energji elektrike për Orikumin

Në datën 5 prill Ambasadorja Schütz shënoi nisjen e fazës së dytë të ndërtimit të një linje unazore 110 kV në Orikum. Rreth 49 milionë euro ka vënë Gjermania në dispozicion për këtë projekt. Furnizim më i mirë me energji elektrike për zonën e Orikumit Zmadho fotografinë Furnizim më i mirë me energji elektrike për zonën e Orikumit (© Ambasada Gjermane Tiranë) Çfarë do të përmirësohet? Stacione të reja elektrike dhe rrjete të shpërndarjes do të kujdesen që 400.000 banorë në Shqipërinë e Jugut të furnizohen në mënyrë më të besueshme me energji elektrike. Më konkretisht kjo do të thotë më pak ndërprerje dhe tension i palëkundur. Në perspektivë më të largët, furnizimi më i mirë me energji elektrike do të kontribuojë që për banorët e kësaj zone të shtohen punësimi dhe të ardhurat. Në sektorin e energjisë, Gjermania është donatori më i madh në Shqipëri përsa i përket bashkëpunimit dypalësh: Që prej vitit 1988 Qeveria Federale ka lëvruar afërsisht 360 milionë euro për projekte në këtë fushë.

Ujë për Sarandën

Ambasadorja Susanne Schütz në përurimin e infrastrukturës të ujësjellësit në Sarandë Zmadho fotografinë Ambasadorja Susanne Schütz në përurimin e infrastrukturës të ujësjellësit në Sarandë (© Ambasada Gjermane Tiranë) Në datë 6 prill u inaugurua më tej në Jug, në Sarandë, infrastruktura e përfunduar për ujrat, e cila u ngrit për një vit e gjysëm me mbështetjen e Gjermanisë dhe të BE-së. Në këtë mënyrë rreth 42.000 banorë si edhe mijëra turistë në Sarandë do t’u gëzohen një furnizimi me ujë dhe kanalizimeve të përmirësuara: Në vend të dy apo pesë orëve në ditë, uji në rubineta do të rrjedhë tashmë 12 orë. Për këtë janë shtruar apo ndërruar afërsisht 55 kilometra tubacione uji dhe është ngritur një ndërmarrje e re e ujrave. Në këtë mënyrë, humbjet e ujit pothuajse u përgjysmuan.

Gjermania, si donatori më i madh në bashkëpunimin dypalësh ka lëvruar që prej vitit 1988 rreth 342 milionë euro për sektorin e ujit. Si rrjedhojë është bërë i mundur përmirësimi i jetës për 1 milionë shqiptarë. Por mbetet ende shumë për të bërë: Në vend ka deri tani vetëm 60 % të njerëzve që janë të lidhur me rrjetin e furnizimit me ujë dhe vetëm 4 përqind të lidhur me rrjetin e kanalizimeve.

Të dy këto projekte janë zbatuar nga KfW me porosi të Qeverisë Federale.

Projekte të mëdha të infrastrukturës përmirësojnë cilësinë e jetës