Furnizim më i mirë me ujë për banorët në zonën e Beratit

Inaugurimi i ambienteve të reja të ndërmarjes ujësjellës kanalizime Zmadho fotografinë Inaugurimi i ambienteve të reja të ndërmarjes ujësjellës kanalizime (© KfW Tirana) Më shumë se 100 kilometër tubacione uji, një ujësjellës i ri si dhe linja moderne të furnizimit me ujë dhe matës modernë do të kujdesen që rreth  105.000 banorët e zonës Berat-Kucovë të kenë në dispozicion në të ardhmen ujë të pijshëm të pastër. Në datën 21 mars është inauguruar zyrtarisht kjo infrastrukturë e re e sektorit të ujit, të cilën qeverisa shqiptare e ka ndërtuar me ndihmën e Gjermanisë dhe të BE-së. „Uji është jetë“, theksoi Zëvendësambasadorja Anke Holstein.  „Cilësia e jetës do të përmirësohet ndjeshëm, nëse uji do të rrjedhë çdo ditë për më shumë orë dhe nuk do të përbëjë më rrezik për shëndetin“. Qeveria Federale e ka bashkëfinancuar këtë projekt përmes Bankës për Zhvillim KfW me më shumë se 9 milionë euro.

Përmes këtij projekti, shumë pak ujë do të shkojë dëm në Berat, sepse tubacionet janë të izoluara dhe matësat e ujit janë të sigurt. Gjermania kontribuon me këto masa në mënyrë shumë konkrete që Shqipëria të shkojë një hap përpara në rrugën e saj drejt BE-së si dhe plotësimit të detyrimeve ndërkombëtare në kuadër të Axhendës 2030. Kjo do të thotë që menaxhimi në mënyrë profesionale i furnizimit me ujë, rritja e cilësisë së ujit si dhe tarifa që mbulojnë shpenzimet – të gjitha këto janë elemente të direktivave të BE-së për ujin, të cilat Shqipëria duhet t’i përmbushë. Gjithashtu kundrejt komunitetit ndërkombëtar, Shqipëria ka detyrimin që të lidh me rrjetin e ujit më shumë njerëz, të humbasë sa më pak ujë dhe të përmirësojë mbrojtjen e kësaj pasurie të çmuar.

Gjermania: Partner i besueshëm i Shqipërisë

Infrastrukturë e re e ujësjellësit në Qarkun e Beratit Zmadho fotografinë Infrastrukturë e re e ujësjellësit në Qarkun e Beratit (© KfW Tirana) Qeveria Federale mbështet Shqipërinë për përmirësimin e kushteve të jetesës në vend dhe më tej në përafrimin e saj me standardet evropiane. Gjermania, si donatori dypalësh më i madh, ka dhënë që prej vitit 1988 afërsisht 342 milionë euro për sektorin e ujit. Pothuajse 1 milionë shqiptarë kanë përfituar deri tani nga investimet gjermane në infrastrukturën e furnizimit me ujit dhe kanalizimeve. Më shumë mbetet për të bërë në të ardhmen: Vetëm 62 përqind e njerëzve janë lidhur në të gjithë vendin me rrjetin e ujit dhe vetëm 4 përqind me rrjetin e kanalizimeve; vetëm 8 përqind e ujit pastrohet në Shqipëri.

Furnizim më i mirë me ujë për banorët në zonën e Beratit