Ambasadorja Schütz për vizitë në Pogradec

Ambasadorja Schütz në aktivitetin festiv të CHW në Pogradec Zmadho fotografinë Ambasadorja Schütz në aktivitetin festiv të CHW në Pogradec (© Ambasada Gjermane Tiranë) Të martën, 28 shkurt 2017 Ambasadorja Schütz ka marrë pjesë në një ceremoni festive të Shoqatës së Krishterë për Ndihmë Wismar (CHW) në Pogradec.

Nën moton "25 vjet bashkëpunim mes njerëzve dhe komuniteteve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Gjermania" u prezantuan projekte të shumta të cilat që nga viti 1992 janë zbatuar me sukses nga Shoqata e Krishterë për Ndihmë Wismar, për njerëzit nga Pogradeci dhe fshatrat malore përreth.

Në aktivitet morën pjesë edhe fëmijë nga konvikti në Bishnicë, shkollë e cila u rinovua me mbështetjen e plotë të CHW. Fëmijë nga familje në nevojë tani mund të shkojnë rregullisht në shkollë dhe të marrin një diplomë.

Fjalën përshëndetëse të ambasadores Schütz mund ta gjeni këtu

Shoqata e Krishterë për Ndihmë Wismar (CHW)

Informacione të mëtejshme rreth punës së Shoqatës së Krishterë për Ndihmë Wismar gjeni këtu:

www.chwev.de
www.facebook.com/chwev