Kryeministri i Landit të Hessenit, Bouffier viziton Tiranën

Kryeministri i Landit të Hessenit viziton Tiranën Zmadho fotografinë Kryeministri i Landit të Hessenit viziton Tiranën (© Ambasada Gjermane Tiranë) Kryeministri i Landit të Hessenit Volker Bouffier viziton Tiranën nga data 1 deri 3 mars. Ai vjen për bisedime me politikanë të ndryshëm në vend dhe do të informohet gjithashtu në lidhje me mundësitë për punësim të të rinjve shqiptarë.

Programi përfshin bisedime me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Së bashku me Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, Bouffier do të vizitojë edhe "Qendrën gjermane të informacionit për migracion, arsim profesional dhe karrierë“ (DIMAK) dhe do takohet me të rinjtë shqiptarë për të folur me ta në lidhje me aspiratat e tyre profesionale dhe perspektivat e të ardhmes.

Landi i Hessenit është angazhuar tu paraqesë të rinjve shqiptarë perspektivat për të ardhmen në vendin e tyre. Me mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë të Landit të Hessenit, „World University Service“ u ndërmjetëson studentëve shqiptarë bursa studimi në Shqipëri, duke u mundësuar kualifikimin e mëtejshëm në përshtatje me tregun e punës në vend.

Kryeministri i Landit të Hessenit, Bouffier viziton Tiranën