Referat mbi BE-në dhe zgjerimin e saj

Referat i ambasadores Schütz me temë “The German Perspektive on the EU and EU Enlargement“ Zmadho fotografinë Referat i ambasadores Schütz me temë “The German Perspektive on the EU and EU Enlargement“ (© Ambasada Gjermane Tiranë) Në kuadër të një referati të mbajtur në Institutin Shqiptar për Marrëdhënie Ndërkombëtare (AIIS) ambasadorja Schütz rikonfirmoi perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Mbështetja që udhëheqësit e BE-së u kanë shprehur vendeve të Ballkanit Perëndimor, në vitin 2003 në Selanik, për rrugën e tyre drejt BE-së, mbetet e pandryshuar.

"Gjermania qëndron e vendosur në angazhimin e saj", u shpreh ambasadorja Susanne Schütz në një referat në Institutin Shqiptar për Marrëdhënie Ndërkombëtare (AIIS) më 15 shkurt. Megjithë sfidat e shumta dhe një proces ndryshimesh të thella në botë dhe Evropë, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim. "Bashkimi Evropian do të ishte i paplotë pa Ballkanin Perëndimor", u shpreh Schütz. "Ne kemi nevojë për vende fqinje, të cilët janë të qëndrueshëm, paqësorë dhe demokratikë."

Në të njëjtën kohë ambasadorja theksoi se BE-ja është e bazuar në vlera të përbashkëta, të cilat duhet të vlejnë edhe për vendet kandidate. Në rastin e Shqipërisë, kjo do të thotë që zbatimi i pesë prioriteteve kyçe të përcaktuara nga BE-ja - reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma administrative, mbrojtja e të drejtave të njeriut - duhet të çohen para me shpejtësi.

Referati "The German Perspective on the EU and EU Enlargement" i ambasadores Schütz ishte i pari i një serie referatesh organizuar nga Instituti Shqiptar për Marrëdhënie Ndërkombëtare (AIIS) mbi tema të politikës së jashtme.

Referat mbi BE-në dhe zgjerimin e saj

Durchbruch bei EU-Haushalt 2011