Mbështetje për Muzeun e Fotografisë Marubi

Drejtori i Muzeut Marubi z. Bedeni, Ministrja e Kulturës Kumbaro, Ministri i Jashtëm Bushati dhe Ambasadorja Schütz Zmadho fotografinë Drejtori i Muzeut Marubi z. Bedeni, Ministrja e Kulturës Kumbaro, Ministri i Jashtëm Bushati dhe Ambasadorja Schütz (© Ambasada Gjermane Tiranë) Gjermania mbështet Muzeun e Fotografisë Marubi në Shkodë, në arkivimin dhe në ruajtjen e negativëve të saj të vyer. Rreth 7.000 kuti konservimi dhe 82.000 zarfe speciale - ambasadorja Susanne Schütz i dorëzoi zyrtarisht drejtorit të muzeut Luçjan Bedeni më 17 janar, në total më shumë se katër Ton materiale, të cilat u siguruan nga Qeveria Federale. „Ne jemi krenarë dhe të lumtur, që po mbështesim zemrën e muzeut – Arkivin“, tha ambasadorja Schütz. Gjithashtu të pranishëm ishin Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, të cilët falenderuan mbështetjen gjermane. Blerja e materialeve u sigurua me fonde të Programit për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Jashtme Federale, e cila angazhohet të ruajë trashëgiminë kulturore në mbarë botën.

Kutitë e reja speciale të siguruara prej Ambasadës Gjermane i mundësojnë Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi të aplikojë një sistem të ri konservimi të negativëve të saj mjaft të vyer. Inventari i Muzeut Kombëtar të Fotografisë MARUBI përfshin rreth 500.000 negativë, mes të cilëve 150.000 negativë xhami mjaft të ndjeshëm e me vlerë, të cilët deri më tani nuk ishin ruajtur në mënyrën e duhur.

Ambasadorja Schütz gjatë konferencës për shtyp Zmadho fotografinë Ambasadorja Schütz gjatë konferencës për shtyp (© Ambasada Gjermane Tiranë) “Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi ka një thesar unik kulturor të Shqipërisë”, u shpreh Ambasadorja Schütz. “Fotot, negativët dhe dokumentat kanë një vlerë të spikatur jo vetëm artistike, por edhe dokumentuese, për Shqipërinë dhe për Evropën. Për mua është kënaqësi që mundëm të kontribuonim në mbrojtjen dhe ruajtjen e mëtejshme të kësaj trashëgimie të rëndësishme të Shqipërisë.”

Programi për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Jashtme Federale angazhohet në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në mbarë botën. Në Shqipëri Ministria e Jashtme Federale ka mbështetur që prej vitit 1989 njëzet projekte për ruajtjen e vlerave kulturore, sikure janë restaurimi i Kishës së Shën Antonit në Kepin e Rodonit, restaurimi i mozaikut paleokristian në Parkun Antigonea dhe mbrojtja e ikonave në Korçë.

Fjala përshëndetëse e ambasadores Schütz
Link Marubi

Mbështetje për Muzeun e Fotografisë Marubi

Fascinating World Heritage

Luthergedenkstätten in Wittenberg

Germany is strongly involved in the preservation of cultural monuments around the world. Now Germany has again been elected as a new member of the UNESCO World Heritage Committee until 2015.