Ministri i Shtetit për Evropën viziton Shqipërinë

Ministri i Shtetit Roth në bisedë me Ministrin e Jashtëm Bushati Zmadho fotografinë Ministri i Shtetit Roth në bisedë me Ministrin e Jashtëm Bushati (© Roland Tasho / Ambasada Gjermane Tiranë) Ministri i Shtetit për Evropën, Michael Roth, vizitoi Tiranën në datat 19-20 dhjetor. Në fokus të udhëtimit të tij ishin bisedat rreth programit të përgjithshëm të reformave  ndërmarrë prej qeverisë shqiptare dhe përafrimit të mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Gjatë kësaj vizite dyditore Ministri i Shtetit Roth u takua me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe Ministren për Integrimin Evropian Klajda Gjosha.

Gjermania vazhdon të mbetet partner i ngushtë në përafrimin me BE-në

Bisedë me kryeministrin Edi Rama Zmadho fotografinë Bisedë me kryeministrin Edi Rama (© Roland Tasho / Ambasada Gjermane Tiranë) Roth nënvizoi se Gjermania vazhdon të jetë një partner i ngushtë e i besueshëm u Shqipërisë në procesin e përafrimit të mëtejshëm me Bashkimin Evropian. Ai vlerësoi hapat e deritanishëm të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Reforma në drejtësi është një zhvillim i shënuar – tani i rëndësishëm është zbatimi i mëtejshëm i reformave, në mënyrë të veçantë ai i ligjit të Veting-ut.

Shkëmbimet me të rinjtë dhe të rejat shqiptare

Me ministrin e Mireqenies Sociale Blendi Klosi, duke vizituar Zyrën Rajonale të Rinisë "RYCO" Zmadho fotografinë Me ministrin e Mireqenies Sociale Blendi Klosi, duke vizituar Zyrën Rajonale të Rinisë "RYCO" (© Roland Tasho / Ambasada Gjermane Tiranë) Pjesë e programit ishin gjithashtu edhe bisedat me parlamentarë si dhe diskutime të ndryshme me të rinj dhe të reja shqiptare rreth temës së Evropës dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Michael Roth vizitoi ndër të tjera së bashku me Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi edhe selinë e ardhshme të Sekretariatit të Përgjithshëm të Forumit Rajonal të Bashkëpunimit Rinor  për vendet e Ballkanit Perëndimor RYCO (Regional Youth Cooperation Office for the Western Balkans), inauguruar në fillim të dhjetorit. Iniciativa për themelimin e RYCO-s u mor gjatë Konferencës së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2014 në Berlin. Ministri i Shtetit  Roth inkurajoi përfaqësuesit e organizatave të ndryshme rinore për tu angazhuar më tej dhe për të kontribuuar në mënyrë aktive në formësimin e të ardhmes së vendit të tyre.

Roth pati gjithashtu mundësinë e një shkëmbimi mendimesh me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit gjatë diktaturës komuniste rreth stadit aktual dhe sfidave të përballjes me të shkuarën në Shqipëri.

Toleranca reale fetare si model

Takimi me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri Zmadho fotografinë Takimi me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri (© Roland Tasho / Ambasada Gjermane Tiranë) Në fund të vizitës së tij në Tiranë, Ministri i Shtetit për Evropën, Michael Roth u takua me përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme fetare. Roth u impresionua nga dialogu real ndërfetar në vend –  si simbol i paqes, respektit, tolerancës dhe diversitetit,   i cili mund të jetë shembull edhe për Evropën, u shpreh Ministri i Shtetit.